Një besimtar katolik është akuzuar haptazi për vrasjen e 10 personave, duke përfshirë edhe nënën e tij.
Infiermieri katolik Ivo Poppe dyshohet se gjatë aktivitetit të tij si mjek-anestezist në një nga Spitalet e Belgjikës ka injektuar qëllimisht ajër në gjak të këtyre pacientëve, duke nxitur vdekjen e tyre të menjëhershme.
BBCNews raporton se 61 vjeçari jo vetëm që është arrestuar, por pritet që të dënohet rëndë nga institucionet e gjykimit në Belgjikë.
Madje mediat atje e kanë quajtur si “Injektuesi i Vdekjes” vetë Poppe.
Ky nuk është rasti i parë që Poppe me aktivitetin e tij në Spitale të ndryshme ka kryer kësisoj aktesh.
Ai është larguar nga puna në vitin 2014 me qëllim rehabilitimin në një Psikiatri belge, por pas “rikthimit të gjendjes për të punuar” atë e vendosën sërish mjek-anestezist.
Ngjarja ka tronditur mbarë shoqërinë belge, duke vendosur në dyshim edhe besimin në zot.
Përgatiti: AlpeNews.al


