• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Iniesta kujton ndeshjen në “Stamford Bridge”
Home
Futboll

Iniesta kujton ndeshjen në “Stamford Bridge”

18 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Iniesta është rikthyer të flasë për ndeshjen në “Stamford Bridge”, ku Barcelona u kualifikua në finale falë golit të spanjollit.

Kur flitet për ndeshjen Chelsea – Barcelona, e zhvilluar në vitin 2009, të gjithë flasin për gabimet e gjyqtarit Tom Henning Ovrebo, i cili para përballjes të martën e ka pranuar se ka gabuar shumë atë natë: “A ndiheni krenar për drejtësinë në ndeshjen Chelsea-Barcelona? Jo aspak. Ajo nuk ishte dita ime më e mirë. Por gabime mund të bëhen nga gjyqtarët, ashtu sikurse nga trajnerët dhe lojtarët. Ju mund të keni një ditë që nuk jeni në nivel. Por jo, nuk jam krenar me atë ditë”.

Për atë ndeshje ka folur edhe kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, por jo për vendimet e gjyqtarit. Iniesta ishte ai që dërgoi Barcelonën në finale, ku triumfuan 2-0 përballë Manchester United.

“Gjëja e parë që më shkon ndërmend kur përmendet emri i Chelseat, është ndeshja e vështirë që kishim në 2009 dhe se duhet të bëjmë paraqitje të mira në dyja ndeshjet nëse duam të kalojmë tutje”, u shpreh Iniesta.

“Janë momente pozitive kur kthehem prapa. Më kujtohet se ishim një hap larg finales. Ekipi ishte në një formë të mirë, po ndiheshim mirë. E vërteta është se ishte një sfidë shumë e vështirë, kishim vetëm pak goditje drejt portës, por në insistuam deri në fund dhe arritëm atë gol. E mbaj mend shumë mirë dhe jam krenar që kam qenë në atë moment”.

“Më kujtohet se si Leo tentoi të krijoj hapësira, por ishte e pamundur ndaj një numri të madh të lojtarëve në zonë andaj e pasoi topin te unë dhe me të vërtetë ishte gol fantastik”.

“Ata krijonin raste, sulmonin, por ishte e shkruar që ne të shkojmë në finale”, shtoi Iniesta.

Kapiteni foli për dy ndeshjet që Barcelona do t’i zhvillojë me Chelsean, me 20 shkurt dhe atë të kthimit me 14 mars. Ai i konsideron dy ndeshje të vështira.

“Janë dy ndeshje të vështira, Championsi gjithmonë të penalizon. Duhet të jemi efektiv kur kemi shanse. Mendoj se ekipi është në formë të mirë dhe duhet të shfrytëzojmë këtë”, u shpreh spanjolli. /Gazeta Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reus rikthehet, goli i parë që prej majit të kaluar
Previous article Vazhdon përpjekja e Arsenalit për Smallingin, Unitedi i vendos çmim

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT