TIRANE- Në kuadër të informimit të biznesit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot tek personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë. Në një publikim prej 16 faqesh kjo drejtori sqaron gjithë elementët që duhet të dinë këto biznese nga regjistrimi në QKR tek të drejtat e tyre. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në këtë publikim do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person juridik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.
Person Juridik mbi 8 milionë lekë
Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë Lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin; si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore).
Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2x9hem4” thuhet në njoftimin e bërë nga DPT.