• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Influenca ruse në PD, Flackenstein i përgjigjet akuzave të Berishës: Nuk e di çfarë ke në mendje, por…
Home
Shqipëri

Influenca ruse në PD, Flackenstein i përgjigjet akuzave të Berishës: Nuk e di çfarë ke në mendje, por…

28 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Eurodeputeti Knut Flackenstein ka reaguar lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e konsideronte si të lidhur me manjatin George Soros.

Sipas artikulimit të Berishës në televizionin “Fax News”, lihet të kuptohet se pas raportimeve në mediave ndërkombetëre mbi ndikimin rus në Partinë Demokratike, fshihet diplomati i lartë.

Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, i pyetur nga gazeta “TemA” mbi akuzat e adresuara ndaj tij, shprehet se nuk e kupton ish kryeministrin me këtë deklaratë që ka bërë duke lakuar emrin e tij.

“I dashur Andrea Danglli,

Faleminderit që kontaktoni përsëri me z. Fleckenstein.

Fleckenstein nuk e kupton se çfarë kishte në mendje zoti Berisha.

Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për ndikimin e Rusisë në PD,” shkruhet në reagimin dërguar në “TemA”.

Më poshtë po përcjellim edhe komentin e ish shefit të qeverisë në intervistën televizive që nxiti edhe reagimin e eurodeputetit gjerman.

“Kush i fryn fushatës pro ruse? Është Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen, thotë se këto m’i nxit Putin. Nga i di unë këto? Po i tregoj. Është një deputet gjerman që quhet Fleckenstein. Kam pasur muhabet me të dhe prapë ruaj një lloj respekti.

Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros, është e habitshme, se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët, që të bëj deklarata të tilla. Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje, por mos e dëgjo,” nëvizoi Berisha.

Ndërkohë ai vendosi theksin edhe tek disa organizata të shoqërisë civile të cilat sipas tij janë sorosiane dhe kanë marrë garanci nga eurodeputeti mbi rolin e tyre.

“Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtynë rusët.

Pra çfarë kuptova unë me këtë. Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për të mbuluar veprimtaritë e tij anti-demokratike, që ai zhvillon në vendet ish-komuniste”, përfundoi Berisha. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mohamed Salah befason fansat e Liverpoolit
Previous article Jim Pallotta: Roma nuk kishte zgjedhje tjetër për Salah dhe Pjanicin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT