• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INFLACIONI RA NË 1.9% NË SHTATOR/ Niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen
Home
Ekonomi

INFLACIONI RA NË 1.9% NË SHTATOR/ Niveli më i ulët prej 2021! Por ushqimet vetëm shtrenjtohen

8 October, 2024 s.autor Ekonomi

Kriza e inflacionit të lartë duket se është kapitull i mbyllur. Në shtator rritja e çmimeve ra në nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2021. Referuar raportit të fundit të INSTAT në muajin e kaluar çmimet u rritën me 1.9% krahasuar me vjet, kohë kur inflacioni ishte 4.1%. Pavarësisht se vlera e inflacionit është në rënie shtrenjtimi i ushqimeve nuk ka të ndaluar.

“Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,94 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje”, thotë INSTAT, ku evidenton se në rënie muajin e kaluar ishin vetëm çmimet e transportit me 0.28%.

Ndërsa në raport me shtatorin e vitit 2023, INSTAT thotë se shtrenjtimin më të madh e pati kategoria e argëtimit dhe kulturës me 4.6%, ndjekur nga “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, e mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.6 % secila.

Kurse ushqimet krahasuar me vjet u shtrenjtuan me 2.7 %, ku brenda kësaj kategorie çmimi i zarzavateve u rrit me 6.5%, produktet e peshkut me 4,6%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,9 %, “mish” me 3,4 % dhe ëmbëlsirat me 3%.

Inflacioni prej janarit është poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%, por sidoqoftë Banka ka gjykuar se situata është e pasigurt ende për këtë arsye nuk e ka rishikuar normën bazë të interesit në mbledhjen e fundit para pak ditësh duke e lënë atë në 3%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ 55-vjeçari gjendet i pajetë brenda kamionit, dyshohet se…
Previous article JAVA KULTURORE JAPONEZE NË SHQIPËRI/ Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do zhvillohen

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT