• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INFLACIONI NË KOSOVË/ Kurti hap ‘thesin’, pako e re mbështetëse, 100 euro për pensionistët, mbështetje…
Home
Rajon

INFLACIONI NË KOSOVË/ Kurti hap ‘thesin’, pako e re mbështetëse, 100 euro për pensionistët, mbështetje…

3 September, 2022 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një konferencë për media tha se inflacioni ka rënduar jetën e qytetarëve në Kosovë, prandaj do të fillojnë me një pako të re mbështetëse.

Ai në konferencën për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati tha se kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet përballja me inflacionin.

“Si qeveri mbetemi të përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve sa herë kjo është e nevojshme. Në linjë me këtë synim tonin sot po prezantojmë një pako të re që ka për synim mbështetjen e qytetarëve për t’u përballur me krizën inflacionare”, tha ai.

Sipas tij, nisur nga gjendja e rënduar me energjinë më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursehet.
“Do t’i subvencionojmë ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak ne do të subvencionojmë dyfish faturën”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se do të procedojnë në qeveri e pastaj në kuvend Projektligjin për punë publike, që parasheh kompensimin për inflacion për materiale ndërtimore dhe punët përcjellje për kontratat ekzistuese të punës.

“Për pensionistët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 euro, ndërkaq familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj”, tha ai.

Ai po ashtu njoftoi se për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro duke filluar nga shtatori, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën e njëhershme prej 100 euro.

Sipas tij, 80 për qind janë të punësuar në sektorin privat, sektor ky i prekur më së shumti nga inflacioni. “Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve. Duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”, bëri të ditur Kurti.

Ai tha se përkrahje do të ketë edhe për studentët, ku do të ndahet shuma e njëhershme prej 100 euro në nëntor kur viti akademik është duke u zhvilluar.
“Në muajt në vijim pra do t’i ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion”, tha ai.

Në masën e subvencionimit të kursimit të energjisë do të përfitojnë rreth 300 mijë familje, ndërsa nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të gjitha këto masa kriteret e përfitimit do të paraqiten me kohë por sipas tij për shumicën prej tyre, si për shembull për punëtorët e sektorit publik apo ndërmarrjet publike nuk ka nevojë të aplikohet pasi listat janë në Thesar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË MARTANESH/ Plagoset 54-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës
Previous article SULMI NDAJ "PRESTIGE RESORT"/ Zheji: Rama e njeh shumë mirë rrezikun e medias, por…

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT