• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

26 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INFLACIONI BAZË NUK U UL AS NË SHKURT/ Rritja e normave të interesit më e afërt
Home
Ekonomi

INFLACIONI BAZË NUK U UL AS NË SHKURT/ Rritja e normave të interesit më e afërt

16 March, 2023 shqipe.autor Ekonomi

Inflacioni bazë qëndroi edhe për shkurtin në nivelin më të lartë historik prej 8.74%.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se indeksi i çmimeve bazë të konsumit vijoi rritjen me bazë mujore, por me ritme më të ngadalësuara krahasuar me dy muajt e mëparshëm.

Indeksi u rrit me 0.21% krahasuar me janarin, ndërsa me bazë vjetore rritja qëndroi në nivelin 8.74%, po aq sa muajin e mëparshëm.

Inflacioni bazë vlerësohet si komponenti më i qëndrueshëm i inflacionit, sepse përjashton çmimet e produkteve energjetike dhe shumicën e produkteve ushqimore, që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri më të lartë. Në muajit e fundit, inflacioni në ekonomi ka pësuar rënie dhe shënoi nivelin 7.1% për shkurtin.

 

 

Por, kjo rënie është përcaktuar kryesisht nga ulja e çmimeve të karburanteve. Duke pasur parasysh se këto të fundit janë të lidhura pothuajse plotësisht me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonominë botërore, kjo rënie nuk reflekton tendencat inflacioniste në ekonominë e brendshme, për të cilat vlerësohet se inflacioni bazë është një tregues më i besueshëm.

Nivelet e larta të inflacionit bazë reflektojnë jo vetëm efektin e rritjes së çmimeve të lëndëve të para mbi kostot e prodhimit të bizneseve, por edhe presionet në rritje nga tregu i punës. Këto të fundit përfaqësojnë ndoshta edhe elementin më shqetësues të inflacionit të lartë.

Për tremujorin e fundit 2022 shkalla e papunësisë rezultoi 10.6%, në rrtije të lehtë nga tremujori III, por ende pranë niveleve minimale historike.

Paga mesatare bruto në ekonomi për tremujorin IV 2022 arriti në më shumë se 66 mijë lekë, në rritje me 10.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vështirësitë për të gjetur forcë pune të mjaftueshme po nxisin rritjen e pagave në shumicëne sektorëve të ekonomisë.

Gjithashtu, rritja e radhës e pagës minimale ligjore nga qeveria, duke e çuar atë në nivelin e 40 mijë lekëve, pritet të nxisë rritje të mëtejshme të pagës mesatare në ekonomi për këtë vit.

Rritja e pagave i ndihmon konsumatorët të amortizojnë pjesërisht rënien e fuqisë blerëse nga inflacioni i lartë, por nga ana tjetër ndikimi pozitiv i rritjes së pagave mbi kërkesën e brendshme e bën më të vështirë uljen e inflacionit.

Ecuria e inflacionit bazë dhe zhvillimet në tregun e punës duket se i rrisin gjasat për rifillimin e serisë së rritjeve të normës bazë të interesit. Mbledhja e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet më datë 23 mars.

Banka qendrore e rriti normën bazë për herë të fundit në muajin nëntor 2022, duke e çuar në nivelin 2.75%. Por, në komunikimet e veta publike Këshilli Mbikëqyrës ka nënvizuar vazhdimisht se një rritje e mëtejshme e normave të interesit është e domosodshme për të ulur inflacionin./Monitor/

Inflacion Graf
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA NË FESTË/ 17 vite pritje, Serie A me 3 ekipe në çerekfinalet e Champions
Previous article KORALET E ÇMUARA/ Gjuetia për "arin e kuq"

shqipe.autor

Postime të ngjashme

LEK I RI APO LEK I VJETËR? Cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët Ekonomi

LEK I RI APO LEK I VJETËR? Cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët

SHIFRAT/ Shkurti me rekord hyrjesh në Shqipëri, rritet numri i turistëve Ekonomi

SHIFRAT/ Shkurti me rekord hyrjesh në Shqipëri, rritet numri i turistëve

RRITET NAFTA DHE BENZINA/ Bordi ndryshon çmimet e karburanteve. Sa do kushtojnë Ekonomi

RRITET NAFTA DHE BENZINA/ Bordi ndryshon çmimet e karburanteve. Sa do kushtojnë

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh? Blog

FRROK ÇUPI/ Pse nuk ulem në një lokal ku nuk njoh?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT