Është prezantuar sot Portali “Infermierë për Shqipërinë”. Në këtë konferencë ishte i pranishëm dhe Kryeministri Edi Rama, që në fjalën e tij i vuri theks të madh meritës së personelit.
Rama shtoi se: “Në shëndetësi nuk do ketë asnjë lëvizje politike. Ky portal do të ketë vetëm punësime sipas meritës. Nuk do ia besojmë partisë rekrutimin e personelit. Aktualisht janë 420 vende vakante për infirmieret. Ky portal së shpejti do të bëhet ligj në Parlament. Ky portal i punësimeve është lehtësi dhe për mua”.
/AlpeNews.al/


