COVID-19 ka infektuar një tjetër person në radhët e mjekëve, ku i prekur rezulton mjeku endokrinolog Geront Husi. Doktor Husi është prekur nga COVID dhe është dërguar për kurim në Turqi. Mjeku ndodhet në terapi intensive, por në parametra jetësor normale.
Për rastin e tij ka reaguar edhe meku Pëllumb Pipero, i cili tregon se mjeku ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, por uron që ai t’ia dalë dhe t’i bashkohet sërish kolegëve dhe familjes.
“Dr. Geront Husi endokrinologu ynë i talentuar po përballet me Covd 19 në Spitalin Medical Park ne Stamboll! Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me prametra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale! Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh!”, shkruan Pipero.