• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INFEKTIMI I PIPEROS ME COVID-19/ Gazetari: Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik
Home
Sociale

INFEKTIMI I PIPEROS ME COVID-19/ Gazetari: Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik

27 January, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Pellumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus dy javë pasi kishte bërë dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe ishte duke pritur të dytën.

Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar rishtazi apo tamponi ka dalë pozitiv për shkak të vaksinës. Për të hequr këtë dyshim pritet një tjetër test pas 72 orësh.

Nisur nga situata e krijuar, gazetari Endri Xhafo ka parashtruar në Facebook disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me mjekun dhe çfarë po ndodh me qytetarët shqiptarë edhe me versionin e ri të koronavirusit.

Statusi i plotë

Pellumb Pipero të shkuara! Uroj ta kalosh sa më lehtë! Ti që ke kuruar të tjerët, jam i bindur që do të dish të kujdesesh edhe për veten, ndonëse kjo dreq sëmundjeje është një lloj rulete ruse!

Por përtej shqetësimit njerëzor për një mjek, një të njohur, një mik të mirë të gazetarëve që s’ka thënë kurrë “jo” për të ndarë eksperiencat e veta profesionale me publikun, rasti yt është shqetësues për faktin se ti rezultove pozitiv 14 ditë pasi bëre vaksinën.

Tani gojët e liga do të thonë që të kanë injektuar ujë fiziologjik. Por unë nuk e besoj këtë; ti je aq i zoti sa të dallosh ç’ka shiringa dhe aq antikonformist sa të mos luash filmash. Frika që kam më vjen më shumë nga padituria shkencore: Çfarë ndodhi me ty?

Çfarë ndodhi me vaksinën? Pse nuk funksionoi te ty? Nga kushtet e ruajtjes? “Qimja e derrit”? Apo ndonjë variant britanik i virusit që mund të ketë hyrë në Shqipëri, e që ISHP s’e ka pikasur? Sa i lartë është rreziku i infektimit edhe pas vaksinimit për bluzat e bardha, që janë shumë më të ekspozuara ndaj virusit? Po për qytetarët e thjeshtë? A është efekt anësor i vetë vaksinës? Nëse po, çfarë shenjash klinike jep? A duhet të bëhet vaksina nga ata që e kanë kaluar koronavirusin? Një anëtare e komitetit teknik të ekspertëve, ku edhe ti je anëtar, thotë “jo”. Një tjetër anëtare, thotë “po”.

Po, apo jo? A do të respektohet kalendari i të vaksinuarve të parë, që duhet të marrin tani dozën e dytë? Nëse Pfizer dhe AstraZeneca ngadalësojnë prodhimin, kur do të na vijë radha?

Para apo pas zgjedhjeve? Ka plot pyetje që më vijnë në mend tani, por po e mbyll me urimin që sinqerisht ta kalosh sa më lehtë e sa më shpejt, edhe nëse pyetja çfarë ndodhi me ty, nuk merr përgjigje. Tek e fundit, përpara shëndetit kush po pyet për të tjerat!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vdes në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar (FOTO)
Previous article "THËRRIT MAMANË, SHKONI TË BËNI RITUALET TUAJA VUDU TË MU**T..."/ Çfarë ndodhi në sherrin e bujshëm që “pushtoi” botën

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT