Ditën e djeshme një 16-vjeçare në Berat u konfirmua e prekur me koronavirus
Ndërsa mësohet se sot kanë dalë rezultatet e familjarëve të 16-vjeçares, si dhe stafit mjekësor të ambulances së fshatit Kostren.
Bëhet me dije se të gjithë tamponët e marra kanë dalë negative.
Kujtojmë që 16-vjecarja ka pasur temperaturë dhe kollë dhe u paraqit në urgjencën e spitalit rajonal Berat, ku me pas iu mor tamponi dhe rezultoi me Covid-19. Aktualisht ajo është izoluar në banesën e saj dhe ndodhet në gjendje të mirë.


