• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INFEKTIMET ME COVID-19 NË VEND/ Mjekët: Dominojnë moshat nën 40 vjeç. Duhet të vaksinohen
Home
Sociale

INFEKTIMET ME COVID-19 NË VEND/ Mjekët: Dominojnë moshat nën 40 vjeç. Duhet të vaksinohen

12 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Muaji gusht ka sjellë rritjen e të infektuarve ditor me Covid-19. Sipas epidemiologëve shkak për këtë shtim të rasteve është varianti Delta i cili ka dhe transmetueshmëri 50% më të lartë. Epidemiologu Artan Simaku tha se moshat e reja përbëjnë pjesën më të madhe të të infektuarve.

Artan Simaku: Mbizotërojnë grupmoshat e reja nën 40 vjeç dhe grupmoshat 20-30 vjeç.

Gazetarja: Shkon në spital kjo grupmoshë?

Artan Simaku: Jo, fatmirësisht klinika e variantit Delta është më e lehtë dhe nuk ka nevojë për shtrim në spital. Kjo është për momentin sepse nuk mund të parashikohet si do të jetë ecuria në stinën e Vjeshtës dhe të Dimrit.

Mes të infektuarve me koronavirus në javët e fundit ka edhe persona që janë vaksinuar.

Artan Simaku: 5% e tyre preken me simptoma të lehta që nuk kanë nevojë për shtrim në spital dhe parandalohen rastet e rënda dhe ato fatale. Janë të vaksinuar kryesisht me një dozë, pra dy dozat japin mbrojtje maksimale ndaj variantit Delta.

Gazetarja: A ka ndonjë specifikim çfarë vaksine kishin bërë këta persona, ky 5%?

Artan Simaku: Nga të gjitha llojet e vaksinave, nuk ka dallim ndërmjet tyre.

Epidemiologu shprehet se Vjeshta pritet të sjellë edhe më shumë rritjen e rasteve, ndaj qytetarët të shfrytëzojnë muajin Gusht që të vaksinohen.

“Do ketë një valë tjeter në Vjeshtë, por në Shqipëri nuk do jetë si valët që kemi kaluar. Kjo dhe për shkak të ritmeve të vaksinimit ndaj duhet që të vaksinohen sa më shumë me te dyja dozat”.

Deri më tani janë vaksinuar mbi 720 mijë persona, prej të cilëve 562 mijë i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa gati 160 mijë vetëm një dozë të vaksinës anti-covid.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Anderleht-Laçi: Kurbinasit e Duros e mbyllin në disavantazh pjesën e parë, Zylfiu tenton të realizojë supergol nga goditja e dënimit (VIDEO)
Previous article ZJARR MBI NJË LAGJE MUZEALE NË BERAT/ Shpëtojnë mbrekullisht banesat. Policia: Është i qëllimshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë Aktualitet

GRABITET ME ARMË BANKA TE KOMUNA E PARISIT/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT