• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“INDIFERENCË NË RRITJE”/ Papa Françesku: Mos i gjykoni të varfrit, ndihmojini
Home
Nderkombetare

“INDIFERENCË NË RRITJE”/ Papa Françesku: Mos i gjykoni të varfrit, ndihmojini

14 November, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në meshën e së dielës (14 nëntor) në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë 2.000 njerëz të varfër, Papa Françesku bëri apel kundër asaj që ai e quajti “indiferencë në rritje” ndaj të varfërve.

Papa Françesku dënoi shoqëritë të cilat, sipas tij, tregojnë indiferencë ndaj të varfërve, shpesh duke i gjykuar, në vend që t’i ndihmojnë.
Papa Françesku, që nga zgjedhja e tij më 2013, ka bërë thirrje në vazhdimësi për të treguar vëmendje ndaj grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, përfshirë të varfrit.

Kisha Katolike ia kushtoi këtë ditë të varfërve të botës.
“Ne jemi pjesë e një historie të shënuar nga mundimet, dhuna, vuajtjet dhe padrejtësitë. Ne po presim një çlirim që duket se nuk do të arrijë kurrë”, tha Papa Françesku.

Papa tha se të varfrit janë “viktima të padrejtësive dhe pabarazisë së shoqërive që nuk i shikojnë ata dhe në mënyrë të paskrupullt i braktisin në fatin e tyre”.

Papa nuk përmendi në mënyrë specifike ndikimin e ndryshimeve klimatike tek të varfrit, të cilët mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të thatësirave dhe përmbytjeve.

“Nëse shpresa jonë nuk shndërrohet në vendime dhe veprime konkrete të solidaritetit dhe kujdesit për shtëpinë tonë të përbashkët, vuajtjet e të varfërve nuk do të lehtësohen”, tha Papa Françesku.

Ai i inkurajoi njerëzit të përmirësojn botën duke “ndarë bukën me të uriturit dhe duke punuar për drejtësinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTIVËT PANË GJITHÇKA/ Publikohen pamjet e rënda të aksidentit me 2 viktima tek “21 dhjetori” (VIDEO)
Previous article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 14 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT