• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INDIA E PAKISTANI DREJT NJË LUFTE TË PLOTË/ Islamabadi thërret komandën e arsenalit bërthamor
Home
Nderkombetare

INDIA E PAKISTANI DREJT NJË LUFTE TË PLOTË/ Islamabadi thërret komandën e arsenalit bërthamor

10 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë njohur një përshkallëzim të ndjeshëm pas një vale goditjesh ajrore dhe veprimesh ushtarake të ndërsjella përgjatë kufirit në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Pas një sulmi të madh të Indisë ndaj bazave të dyshuara terroriste në territorin pakistanez, forcat e armatosura pakistaneze nisën kundërpërgjigjen duke goditur objektiva strategjikë indianë, përfshirë aeroportin e Pathankot dhe bazën ajrore të Udhampur.

Sipas ushtrisë së Pakistanit, kjo ofensivë bën pjesë në operacionin “Bunyanun Marsoos”, që do të thotë “muri i pathyeshëm”, një referencë nga një varg kuranor.

Në qytetin indian të Jammu, sulmet ajrore shkaktuan të paktën pesë viktima dhe ndërprerje të energjisë elektrike. India ka raportuar gjithashtu për një zhvendosje të trupave pakistaneze drejt kufirit, duke e interpretuar si sinjal të një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Në përgjigje të zhvillimeve, qeveria pakistaneze ka mbledhur Autoritetin e Komandës Kombëtare, organi që merret me kontrollin dhe menaxhimin e arsenalit bërthamor të vendit, një veprim i rrallë që ndodh zakonisht vetëm në situata të luftës.

India ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet pakistaneze deri më 23 maj, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka reaguar me shqetësim.

Vendet anëtare të G7 kanë bërë thirrje për një “de-përshkallëzim të menjëhershëm” të konfliktit, duke paralajmëruar për rrezikun që përbën për stabilitetin rajonal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITË HISTORIKE NË KIEV/ Merz, Macron, Starmer dhe Tusk bashkohen për paqen në Ukrainë
Previous article EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet në Athinë 51-vjeçari, pritet ekstradimi

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT