• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INDEKSI I BANKES BOTERORE/ Shqipëria një nga vendet që nuk kontrollon dot korrupsionin
Home
Breaking News

INDEKSI I BANKES BOTERORE/ Shqipëria një nga vendet që nuk kontrollon dot korrupsionin

2 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

Media ekonomike italiane ‘IlSole 24Ore’ ka përpunuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore për indeksin e qeverisjes, duke u përqendruar në treguesin e korrupsionit dhe zbatimit të ligjeve, dy tregues që lidhen ngushtësisht me njëri tjetrin, ku dhe rezulton që Shqipëria çalon dukshëm.  Indekset e Bankës llogariten duke marrë një vlerë maksimale prej 2.5% dhe minimale prej -2.5%. Në Shqipëri, treguesi më negativ është ai i korrupsionit, që merr -0.398 pikë, duke bërë që vendi ynë të hyjë në listën e shteteve që nuk e kontrollojnë dot këtë fenomen, së bashku me vende si Tajlanda, Brazili, Indonezia.

Nga vendet e rajonit, më mirë se ne janë Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndonësë të gjitha renditen në zonën negative. Pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë është Kosova dhe pak më keq renditet Bosnjë Hercegovina, shteti që ka problem të shumat për shkak të ndarjes etnike.

Shteti që nuk arrin të kontrollojë më shumë korrupsionin në botë është Somalia, që e ka këtë tregues -1.68, ndërsa vendi më pak i korruptuar është Zelanda e Re, i ndjekur nga shtetet nordike, përkatësisht Finlada, Suedia, Norvegjia, Suedia.

Në indeksin total të qeverisjës, publikuar pak kohë më parë nga Banka Botërore, i cili mat gjashtë elementë (kontrolli i korrupsionit, efikasiteti i qeverisjes, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, cilësia e ligjeve, zbatimi I ligjeve, liria e shprehjes), Shqipëria renditet në vend të 100, duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë Bosnjën, ndërsa pak më mirë është Serbia. Treguesi tjetër ku Shqipëria ka marrë pikë negative është ai i zbatimit të ligjeve, ku merr një pikëzim negativ prej -0.347, që është më i keqi në rajon, së bashku me Kosovën. Në këtë tregues paraqitet më pozitiv edhe Bosnja, që është shteti më problematik në Ballkan.

Në një tregues që zbatimi i mirë i ligjeve lidhet ngushtësisht me nivelin e ulët të korrupsionit, shtetet që kanë zbatimin më të mirë të ligjeve në botë janë ato që kanë dhe korrupsionin më të ulët, pra sërish krysojnë në këtë indeks shtetet nordike, ku e para është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia dhe Finlanda./monitor/

Capture

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bruno feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush
Previous article Breshëri të shtënash tronditin Koloradon, tre të vdekur

Redaktor2

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT