• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCIDENTI I KORFUZIT/ Dita kur Britania e Madhe dhe Shqipëria u pajtuan, ja dy versionet
Home
Dossier

INCIDENTI I KORFUZIT/ Dita kur Britania e Madhe dhe Shqipëria u pajtuan, ja dy versionet

29 October, 2018 Isa.Autor Dossier

Britania e Madhe dhe Shqipëria më 29 tetor të vitit 1996, bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, dhe Londra t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.

Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur në vitin 1946, në kanalin e Korfuzit, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni ushtarak të qëllimshëm, të paramenduar dhe me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë.

 

Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së Ftohtë.

Versioni shqiptar:

Më 15 maj 1946, dy anije luftarake duke lundruar pa flamur ose shenja të tjera identifikimi hyjnë në ujërat territoriale shqiptare në afërsi të Sarandës. Bateria e artilerisë bregdetare u jep sinjal anije luftarake që të ndryshojnë kursin. Pasi anijet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, bateria hap zjarr paralajmërues. Anijet luftarake ngrejnë flamurin anglez dhe tërhiqen nga ujërat territoriale shqiptare.

Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz.

Më 15 maj 1946, drejt nesh erdhi një anije e vogël peshkimi me njerëz të armatosur dhe kërkoi të largoheshim nga ujërat e tyre, pa na afruar asnjë lloj ndihme, e më pas u larguan

Versioni anglez:

Më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët tanë ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët tanë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët tanë. (Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).

Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej ti paguante 844.000 dollarë Mbretërisë se Bashkuar.

Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do tu shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare, shkruan Kosova Press.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I KACIFAS/ Familja hap dyert e MORTIT. Nga Greqia vijnë grupe ekstremiste
Previous article “Eurosport” FUNDOS HYSAJN/ I vë fajin dhe për golin e pësuar nga Napoli

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT