Gjatë ditës së sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është ndalur për vizitë në burgun e Peqinit. ‘Faxweb’ raporton se ministrja Gjonaj ka inspektuar dehe qelinë e Aldo Bares, një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit.
Mësohet se Gjonaj është shprehur e pakënaqur se pse drejtuesit e burgut kishin vendosur pikërisht inspektimin e kësaj qelie.
”Pse më solle këtu” është mësuar që ti thotë ministrja drejtorit të burgut, ndërsa nuk është lejuar prania e mediave në ambientet e brendshme të institucionit të sigurisë së lartë.
Banda e Aldo Bares numëron më shumë se njëzet vrasje, dhjetëra plagosje dhe vënie gjobash, ndërsa ende sot vijojnë hakmarrjet mes grupeve rivale në Lushnje.