• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCIDENTET ME SIGURINË/ NATO dhe BE nisin patrullimet në Baltik
Home
Nderkombetare

INCIDENTET ME SIGURINË/ NATO dhe BE nisin patrullimet në Baltik

14 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësit e NATO-s dhe Bashkimit Evropian janë pajtuar që të nisin një mision monitorues në Detin Baltik, pas disa “incidenteve serioze” që kanë dëmtuar infrastrukturën kritike nënujore.

Për disa nga këto incidente janë përfshirë anije që dyshohet se janë pjesë e të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë.

Në një takim në Helsinki më 14 janar, udhëheqësit nga tetë shtete të Detit Baltik, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, njoftuan se në misionin në Baltik do të “dislokohen asete shtesë në det, ajër, tokë dhe nën sipërfaqen e detit për të rritur vigjilencën dhe parandalimin”.

“Luftimi i dëmtimeve të kabllove dhe tubacioneve nënujore është një problem global”, tha grupi përmes një deklarate të përbashkët.
“Përdorimi i të ashtuquajturës flotë në hije të Rusisë paraqet një kërcënim për sigurinë detare dhe mjedisore në rajonin e Detit Baltik dhe në aspektin global. Kjo praktikë e dënueshme po ashtu kërcënon integritetin e infrastrukturës nënujore, rrit rreziqet që lidhen me municionet kimike të hedhura në det dhe mbështet ndjeshëm financimin e luftës së paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar se do të rriste praninë në rajon, pas një akti të dyshuar të sabotimit të kabllove mes Finlandës dhe Estonisë.

Disa kabllo të telekomunikimit dhe kabllo të energjisë janë dëmtuar në Detin Baltik që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022. Ekspertët dhe politikanët kanë thënë se në këto incidente kanë qenë të përfshira anijet e “flotës në hije” të Rusisë. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.

Një ditë më herët, Rutte tha në Parlamentin Evropian se “veprime të tilla armiqësore” nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar, duke premtuar për forcim të pranisë ushtarake të NATO-s në rajon. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË TEPELENË/ Makina përplas nga mbrapa automjetin e tonazhit të rëndë, plagosen burrë e grua
Previous article "ËSHTË SERVILE E GJESTIT, DO FAMË"/ Egli shpërthen në lot, G-Bani: Vetëm viktimizohesh

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT