Ndërsa mbante ligjërata në Universitetin e Nishit, të cilën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan i miqësisë dhe bashkëpunimit, kryetari i Qendrës për të drejtat e njeriut Krstiq ka hedhur pamflete me fotografinë e Putin.
Ligjërata e sotme e ambasadorit të SHBA në Serbi Kyle Scott në Universitetin e Nishit është shënuar me një skandal tipik shovinist, shkruajnë mediat kosovare.
Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriut “Clamp” Dragan Krstiq nga ballkoni ka hedhur pamflete dhe ka bërtitur “nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”.
Në pamfletet që hodhi Krstiq ishte fotografia e presidentit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.
Sigurimi e ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar atë pasi ka qëndruar para ndërtesës së Universitetit.
Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.
“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.
Ligjëratën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan për miqësi dhe bashkëpunim.





