• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCENERATORI I TIRANËS/ GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Home
Aktualitet
Kronikë

INCENERATORI I TIRANËS/ GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e ish-deputetit socialist Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. Kjo do të thotë se në rast se ai shpallet fajtor, i ulet 1/3 e dënimit.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, për Bllakon ka nisur procesi gjyqësor në themel lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, ndërkohë SPAK ka relatuar në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon në lidhje me çështjen në fjalë, duke dhënë edhe argumentat se përse kërkon dënimin e Bllakos.

Gjatë hetimeve, thotë Prokuroria e Posaçme, janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga i pandehuri, ku dyshohet se në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ai ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë eurove e 7 milion e 520 mijë lekëve.
“Nga SPAK, janë paraqitur 37 fashikuj për çështjen e Bllakos”, bën me dije gazetarja.

Seanca e radhës është caktuar në datë 29 Janar në orën 10:00, ditë kur do të caktohet pretenca për Alqi Bllakon. Në të njëjtën seancë do të jepen edhe argumentat e mbrojtjes.
Kujtojmë se më herët për këtë dosje, SPAK ka çuar në gjykatë 12 ish-zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-ministrin Lefter Koka për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë vijojnë hetimet për personat e tjerë që sipas SPAK janë të përfshirë në paligjshmëri në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Lazio prezanton sulmuesin shqiptar, Ibrahimovic rikthehet në Serie A
Previous article DUHET T'I HIDHNI NJË SY VAJZA! Këto 6 trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZOHET SITUATA/ Prtotestuesit sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën, përdorin dhe molotov Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET SITUATA/ Prtotestuesit sulmojnë me gurë edhe Kryeministrinë! Shkulin pllakat e trotuarit dhe godasin godinën, përdorin dhe molotov

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit futen te Ministria e Financave dhe nxjerrin jashtë karrige e tavolina, i vihet zjarri godinës

KAOSI NË TIRANË/ Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!” Aktualitet

KAOSI NË TIRANË/ Protestuesit i rikthehen Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka zyrave! Hidhen thirrje “Digje Parlamentin!”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT