• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INCENERATORI I TIRANËS/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin Alqi Bllako për korrupsion! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar
Home
Breaking News

INCENERATORI I TIRANËS/ GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin Alqi Bllako për korrupsion! Përfiton nga gjykimi i shkurtuar

11 March, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njëherazi edhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg nga GJKKO për inceneratorin e Tiranës. Bllako përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do kryejë 2 vite e 8 muaj burg.

Bllako shpallet fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë, gjatë kohës kur ka mbajtur postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Bllako shpallet fajtor për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagese prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos. SPAK kërkoi për Alqi Bllakon dënimin me 5 vite burg, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar akuzat.

Bllako po ashtu është dënuar me 4 vite burg edhe për Inceneratorin e Elbasanit për akuzën shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar edhe në çështjen e Inceneratorit të Elbasanit dënimi iu konvertua në 2 vite e 8 muaj burgim, ndërsa vijon gjykimi për të për inceneratorin e Fierit.

Po për të njëjtën dosje të inceneratorit të Tiranës, por mëvetësisht, po gjykohen edhe 9 persona të tjerë, përfshi ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total. Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SALI BERISHA UNË O BUDALLENJ"/ Rama ironizon fjalimin e kreut të PD me "bufin" e strukur në fole
Previous article PO TRANSPORTOHEJ NË SPITAL ME AMBULANCË/ Humb jetën 30-vjeçarja nga Përmeti

s.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT