Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim e pyetur për aferën e inceneratorëve ka apeluar që SPAK të lejohet të bëjë punën e tij.
Ajo foli në “Opinion” për punën e Prokurorisë së Posaçme dhe mbështetjen e SHBA-ve.
Blendi Fevziu: Cilat janë marrëdhëniet tuaja me SPAK, Znj. Ambasadore?
Ambasadorja Kim: Ne, siç e dini…
Blendi Fevziu: Ju keni qenë mbështetës të mëdhenj të SPAK…
Ambasadorja Kim: Shtetet e Bashkuara bashkë me Bashkimin Europian kanë qenë mbështetës të fortë të reformës së gjyqësorit në Shqipëri sepse duhet që Shqipëria të përmbushë kushtet për të hyrë në BE. SPAK ka qenë përbërës qendror i reformës së gjyqësorit. Ofrojmë këshilla teknike, ofrojmë mbështetje të tjera, mendoj ndonjëherë ndihmojmë për të blerë pajisje zyre si kompjuterë e gjëra si këto. Por kryesisht, përpiqemi të sigurojmë që ata të kenë mbështetjen që iu duhet nga miq si Shtetet e Bashkuara për të bërë punën e tyre. Detyra e tyre është jashtëzakonisht e vështirë dhe vijmë tek një reformë drejtësie nga shumë vite ku njerëzit ndjenin se sistemi i drejtësisë nuk iu shërbente atyre. Pra, tani kanë kaluar gjashtë vjet nga miratimi i ligjeve për reformën në drejtësi…
Blendi Fevziu: Dhe puna e vërtetë filloi…
Ambasadorja Kim: Njerëzit ndjejnë shumë, shumë padurim. Duan rezultate më shpejt dhe duan rezultate më të mëdha. Mendoj që ajo që po fillojmë të shohim është…
Blendi Fevziu: Është normale, apo jo, sepse pritshmëritë nga reforma në drejtësi kanë qenë shumë të larta…
Ambasadorja Kim: Po.
Blendi Fevziu: Dhe njerëzit presin të shohin tani diçka konkrete.
Ambasadorja Kim: Po. Dhe unë jam me njerëzit. Mendoj se reforma në drejtësi duhet të japë rezultate. Mendoj edhe që reforma në drejtësi ka filluar të japë rezultate. Dhe, nëse do isha qytetare shqiptare, edhe unë do kisha padurim. Por këtu, mendoj, do ndaj me ju disa fakte…
Blendi Fevziu: Shumë mirë, po
Ambasadorja Kim: Gjithnjë mendoj se ka rëndësi të kesh fakte në vend të thjesht thashethemeve apo spekulimeve ose përshtypjeve.
Blendi Fevziu: Por në fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK mund t’ia dalë?
Ambasadorja Kim: Absolutisht.
Blendi Fevziu: Jeni e sigurt?
Ambasadorja Kim: Po!
Blendi Fevziu: Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive. Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë.
Ambasadorja Kim: Epo, çfarë do të thuash me këtë, Blendi? Po të intervistoj unë tani ty. Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Kush duhet të jetë në burg dhe mbi ç’bazë përpara se njerëzit të mendojnë se reforma në drejtësi është reale?
Blendi Fevziu: Po, absolutisht, njerëzit që kanë pushtet në Shqipëri.
Ambasadorja Kim: Okay, deri tani, po të jap disa…
Blendi Fevziu: Por jo drejtësi publike, drejtësi me fakte dhe ligj.
Ambasadorja Kim: Okay, po të jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 90%. Me fjalë të tjera, kur padisin dikë, dhe e çojnë atë person apo ent në gjyq, 90% të kohës, vendimi është për fajtor, i merren asetet, dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara vitit 2019, sistemi i drejtësisë, prokurorët e posaçëm këtu kishin kapur diçka tek 20 milionë euro asete, dakord? Për mbi 10 vjet.
Blendi Fevziu: Po.
Ambasadorja Kim: Prej reformës në drejtësi, nga dhjetori 2019, dhe gjatë gjithë vitit 2021, SPAK ka mundur të marrë 70 milionë euro asete. Shtatë, zero. Shtatëdhjetë milionë euro. Kjo përfshin ndërtesa, biznese, para në banka. Deri më sot, në 2022…
Blendi Fevziu: Të ngrira përkohësisht apo…
Ambasadorja Kim: Jo, po flas për…
Blendi Fevziu: …përfunduar, le të themi, vendimi përfundimtar…
Ambasadorja Kim: Po, po. Deri më sot, kanë sekuestruar diku tek… për shembull vetëm në korrik, ishte një rast me mbi 10 milionë euro asete të kapura.
Blendi Fevziu: Cili rast?
Ambasadorja Kim: Nuk e kam emrin e rastit, por është mbi 10 milionë euro asete. Dhe, me këtë prirje, mendoj që në këtë vit 2022, do të arrijnë mbi 70 milionë, dhe me siguri do jetë më afër 100 milionëve. SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato.
Blendi Fevziu: Po ndihmoni ju për këtë?
Ambasadorja Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…
Blendi Fevziu: Drejtësi selektive. Ju mund…
Ambasadorja Kim: Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurt se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…
Blendi Fevziu: …më të fortë…
Ambasadorja Kim: …të ecë më shpejt. Mendoj se ka një lidhje të ngushtë…
Blendi Fevziu: Gjëja më e rëndësishme në rastet është që…
Ambasadorja Kim: …duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara reformës në drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçantë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje…
Blendi Fevziu: Po.
Ambasadorja Kim: Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?
Blendi Fevziu: Shumë, shumë pak njerëz? Po. Zyrtarë, jo ministra.
Ambasadorja Kim: Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg. Asnjëherë.
Blendi Fevziu: Ka qenë një, mendoj, në 2014.
Ambasadorja Kim: Kush?
Blendi Fevziu: Spiro Ksera.
Ambasadorja Kim: Oh, vërtet? Dakord. Por është shumë e rrallë.
Blendi Fevziu: Po.
Ambasadorja Kim: Dhe mendoj se po shohim SPAK të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetarë shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara.
Blendi Fevziu: Por ka pasur një rast, për shembull, të cilin e kanë ndjekur të gjithë, siç është çështja e inceneratorëve. Dhe njerëzit thonë, nuk garantoj për faktet, por çdo ditë, në çdo studio, ata nxjerrin fakte, letra, dokumente, dhe ne ende nuk kemi diçka konkrete.
Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.
Blendi Fevziu: Po punon në atë drejtim?
Ambasadorja Kim: Lëreni SPAK të bëjë punën e tij.