• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INAGUROHET SHKOLLA “QAZIM TURDIU”/ Veliaj: Ka rritur vlerën e pronës me 30%”
Home
Politikë

INAGUROHET SHKOLLA “QAZIM TURDIU”/ Veliaj: Ka rritur vlerën e pronës me 30%”

19 November, 2021 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi përuruan shkollën e 10-të, të ndërtuar nga e para, që i bashkohet buqetës së shkollave dhe kopshteve të reja të hapura këtë semestër në kryeqytet.

Veliaj tha se shkolla e re me kapacitet prej 900 nxënësish, është ndërtuar më moderne dhe me kushte tepër cilësore për fëmijët.

“E vlerësoj shumë sakrificën e këtij viti! Ju është dashur që të bëni mësim me dy, ndoshta me tre turne, në një shkollë tjetër, është dashur të punoni orar pa orar, vend e pa vend, por di t’ju them se kur vjen në këtë hapësirë të rimodeluar, ku kemi shtuar një oborr përpara, një oborr mbrapa, dy hyrje, salla me dritare të mëdha, ku hyn drita natyrale, përjeton një emocion të madh dhe mendoj se ia ka vlejtur çdo mund e sakrificë. Sot kemi një shkollë shumë më të mirë për nxënësit tanë. Është shkolla e dhjetë që hapim këtë semestër. Debate do të ketë, por duhet të kuptojmë se në fund mbeten veprat”, thekson Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin te fakti që transformimi i kësaj shkolle ka rritur me 30% vlerën e pronës në zonë.

“Vetëm kjo ndërtesë, nga vëzhgimi që kemi bërë kur nisi puna, e ka rritur vlerën e pronës me 30% në të gjitha pallatet këtu rrotull. Pra, kur filloi shkolla e re, vetëm për faktin se agjencitë imobilare thonë: Shitet ky apartament ngjitur me shkollën e re “Qazim Turdiu”, ka rritur me 30% vlerën e pronës. Prona ka të njëjtat metra katrorë, por thjesht vlen më shumë sepse ndodhet pranë një shkolle më të bukur dhe ka urbanistikë”, pohoi Veliaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se në kuadër të programit të rindërtimit deri në fund të vitit të ardhshëm numri i shkollave të rikonstruktuara në gjithë vendin do arrijë në 170.

“Këtë model shkolle ne duhet ta shtrijmë në të gjithë vendin, sepse siç e meritojnë mësuesit dhe nxënësit e mrekullueshëm të kësaj shkolle, natyrisht e meritojnë të gjithë nxënësit dhe mësuesit shqiptarë kudo që janë. Për vitin 2022 kemi një buxhet prej 1.2 miliardë lekësh edhe për shkollat e tjera në qytete të tjera, sepse unë e di që në Shqipëri ka shkolla që kanë nevojë ose të ndërtohen të reja ose të rikonstruktohen. Tashmë në këtë shkollë stafetën e kemi ne, mësues të dashur që këtë investim kaq të bukur ta përkthejmë me punë sa më cilësore që nxënësit tanë nesër të jenë mjekë të mirë, politikanë të mirë, profesionistë të mirë në çdo fushë”, përfundoi Kushi.

Shkolla “Qazim Turdiu” hapi dyert këtë vit të ri shkollor më e bukur, më e fortë dhe më e madhe, pas rrënimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me një sipërfaqe prej mbi 6 mijë metër katrorë, shkolla e re është projektuar për një kapacitet prej 900 nxënësish, duke plotësuar nevojat për arsimin në këtë zonë dhe duke dyfishuar numrin nga kapaciteti ekzistues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI/ Fico: Nëse do të ketë rritje të numrit të infektuarve do të ashpërsojmë MASAT! Ndaloni...
Previous article SHIFRAT E COVIDIT NË SHQIPËRI/ 47% e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë, 38 mijë kanë marrë të tretën

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT