• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INAGUROHET FUSHA E TENISIT TEK PARKU I LIQENIT/ Veliaj: Hapësira u rikthehet qytetarëve. Shumë shpejt…
Home
Sociale

INAGUROHET FUSHA E TENISIT TEK PARKU I LIQENIT/ Veliaj: Hapësira u rikthehet qytetarëve. Shumë shpejt…

22 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inauguroi dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit. Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, Veliaj tha se dy fushat e reja japin një mesazh, që më i forti në qytet nuk është ai që zapton, por është ai që përfaqëson shumicën.

“Prej 30 vitesh në kemi kaluar gjithmonë këtu, dhe nuk e dinim çfarë kishte pas këtyre ferrave. Shihnim dy fusha tenisi, dhe ishin 3 mijë e ca metra hapësirë të zëna. 30 vjet që merrej si e mirëqenë që dikush mund të zaptojë liqenin, dhe sot jemi në një situatë ku 99 % e Liqenit është pastruar. Na ka ngelur edhe pak fare hapësirë, jemi në gjyq me dy ndërtime të fundit pa leje në anën tjetër”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku rikujtoi se si janë kundërshtuar shumë investime të Bashkisë së Tiranës, që sot janë kthyer në destinacione për qytetarët e të gjitha grupmoshave.

“Ndërkohë që dikush loz tenis, prindërit ose gjyshërit do kenë mundësi që të bëjnë pak plazh, dhe prandaj kemi vënë disa shezlongë, kanë mundësi që të bëjnë një shëtitje, kanë mundësi që të kalojnë pak kohë me familjarët e tjerë, teksa ju mbaroni lojën. Kështu që ne duam që kjo të jetë një hapësirë për familjet. Pra jo vetëm për ata që luajnë, por e gjithë familja. Të gjithë nga 1 deri në 100 vjeç, të kenë diçka për të bërë tek Parku i Liqenit, që të jetë e gjitha një eksperiencë familjare, ku të gjithë largohemi të lumtur nga një qytet që është bërë më i jetueshëm”, pohoi Veliaj.

Ndërsa në fund kryebashkiaku Veliaj rikujtoi se viti tjetër Tirana do jetë “”Kryeqyteti Europian i Rinisë” ku do të zhvillohen rreth 1 mijë aktivitete dhe propozoi që të ketë organizim edhe në sportin e tenisit.

“Ka fusha tenisi edhe tek Bregu i Lumit, edhe tek Liqeni, por edhe tek shkolla “Ismail Qemali”, edhe te “Dora D’Istria”, edhe tek shkolla “Pero Nini”. Kështu që ne duam jo vetëm të vazhdojmë me hapësirat publike, por edhe në të gjitha shkollat dhe të bëjmë fusha tenisi. Edhe siç kemi bërë edhe me basketboll, volejboll, futbollin, ku shumë prej palestrave dhe terreneve, ua kemi dhënë shoqatave të ndryshme, duam që të vazhdojmë të njëjtën gjë, edhe me tenisin”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Krijohet molekula që zhduk simptomat e sëmundjes Parkinson
Previous article SHTOHET MISTERI/ Zhdukja e biznesmenit grek, ai la një letër ku bënte pronar të vëllanë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT