• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INAGURIMI I SPITALIT DITOR BRENDA QSUT/ Rama-mjekëve: Do vij për një ndërhyrje tjetër! Nuk i bëj dot derman…
Home
Politikë

INAGURIMI I SPITALIT DITOR BRENDA QSUT/ Rama-mjekëve: Do vij për një ndërhyrje tjetër! Nuk i bëj dot derman…

29 August, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Rama tha se do të paraqitej sërish si pacient në QSUT pasi ka për të kryer një ndërhyrje, për shkak të problemit me hernien inguinale.

Kreu i qeverisë tha se për hernien diskale nuk kërkon ndihmën e mjekësve, por për inguinale nuk po gjen dot derman, kështu që do të kryejë ndërhyrje.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”.“Nëse na shpikni një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve në raste të caktuara do ishte shumë mirë, sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda, me shumë se ndonjë që mund të vijë ose të ketë ardhur në spital, e di që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super, edhe bënë shërbim.

Por mjaftojnë pak individë që janë të pa vaksinuar me normat e edukatës dhe etikës për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e të gjithëve që nuk ka koment. Ne e dimë shumë mirë si ka qenë dhe si po bëhet përditë.

Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij.

U them të gjithë atyre që ndodh të më shkruajnë mesazhe, u shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qendror, sepse aty jeni jashtë shtetit. Ata që e besojnë thonë ‘ o është e paparë’. Ata që se besojnë thonë ;propagandë e Rilindjes;. Si piktor, duke lexuar fytyrat them se jeni në formë. Uroj mos të gaboj. Uroj shumë që këto buzëqeshje mos ia kurseni askujt që vjen këtu për shërbim. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recete. Një shpërfillje e mjekut, heq 50% të efektit të recetës. Apo jo?”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË VRISTE DY POLICË 2 VITE MË PARË/ Ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari
Previous article "DITËT PO IKIN..."/ Mos ndoshta Ilnisa sapo i kërkoi publikisht një fëmijë Meritonit?

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT