• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INAGURIMI I AMBIENTEVE TË REJA TË POLICISË/ Lleshaj: Përmisojmë shërbimin. Zv. ambasadorja suedeze: Ngjallni BESIM me…
Home
Politikë

INAGURIMI I AMBIENTEVE TË REJA TË POLICISË/ Lleshaj: Përmisojmë shërbimin. Zv. ambasadorja suedeze: Ngjallni BESIM me…

16 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Ditën e sotme  Ministria e Brendshme inauguroi ambientet e reja të policisë në këtë qytet. Zv. ambasadorja Suedeze Birgitta Jansson deklaroi se restaurimi i këtyre ambienteve i jep sigurinë qytetarëve të cilët jo vetëm që ndihen të mbrojtur nga keqbërësit por edhe të respektuar nga pushteti dhe qeverisja vendore.

Ditën e sotme Ministria e Brendshme inauguroi ambientet e reja të policisë në këtë qytet. Zv. ambasadorja Suedeze Birgitta Jansson deklaroi se restaurimi i këtyre ambienteve i jep sigurinë qytetarëve të cilët jo vetëm që ndihen të mbrojtur nga keqbërësit por edhe të respektuar nga pushteti dhe qeverisja vendore.

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj se ndryshimi do të vijojë jo vetëm përmes përmirësimit të godinave por edhe cilësisë së shërbimit të policisë së shtetit. Ai deklaroi se edhe me rritjen e popullsisë në qendrat urbane vijon e njëjta strukturë shërbimesh

“Duhet ta thellojmë më tej punën për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj policisë së shtetit përmes përmirësimit të sjelljes, paraqitjes dhe shërbimit. Policia e Shteti është një strukturë që shërben. Këtij procesi i shërben edhe ngritja e sektorëve të tjerë si këshillat për sigurinë dhe synojmë që këtë praktikë ta përhapim në të gjitha bashkitë e vendit. Në shërbim të nivelit të policisë së shtetit ne po bëjmë përpjekje infrastrukturore. Pas viteve 90 emigracioni i jashtëm dhe brendshëm ka sjellë spostime të popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Qytetet e mëdha kanë ende atë strukturë edhe pse popullsia e tyre është shumë-fishuar. Infrastruktura është vetëm një anë por më e rëndësishme është përmirësimi modernizimi i vetë policisë. Ne do përpiqemi përmes kualifikimit, shtimit të prurjeve të reja. brenda këtij viti presin prurje të reja. Kemi shpallur konkursin për 500 vajza dhe djem të reja dhe 100 të tjera do të shtohen, pra 600 veta. Edhe ata që do lënë punën për arsye të moshës do trajtohen me të njëjtin respekt”, tha Lleshaj.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra deklaroi se ky është një investim pozitiv për qytetin e Librazhdit i cili ndonëse nuk është i listuar si qytet me problematika kriminale ka nevojë të ofrojë shërbimin e duhur për qytetarët.

“Ky është një objekt që  e ka identifikuar qytetin prej dekadash dhe investimi në të është pozitive. Shto pastaj edhe plot punë të tjera që janë bërë në qytet. Jam i lumtur të flas për banorët e bashkisë Librazhd të cilët janë një komunitet të cilët nuk janë bërë kurrë problem për policinë. Ministri i ka bërë një konceptim të ri punës ë policisë duke mos e lënë atë thjesht një slogan. E vlerësoj punën e policisë e cila shumë herë është e pavlerësuar. Librazhdi nuk është në rrethet kriminale por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi problematika kemi plot punë për të bërë. Jam i bindur se komuniteti, policia dhe bashkia do japin rezultat. Të gjithë bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Gurra

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKONIN ME PUSHIME/ Këngëtari aksidenton familjen, plagosen... (FOTO)
Previous article U LARGUA "TCH" PAS 15 VITESH? Flet për herë të parë Albana Osmani (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT