• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INAGURIMI I AEROPORTIT/ Erdogan bën bashkë Metën, Thaçin dhe Vuçiçin në Stamboll
Home
Politikë

INAGURIMI I AEROPORTIT/ Erdogan bën bashkë Metën, Thaçin dhe Vuçiçin në Stamboll

29 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka inauguruar të hënën Aeroportin e ri të Stambollit, i cili pas përfundimit të plotë në vitin 2028 pritet të jetë aeroporti më i madh në botë.

Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete, kryesisht Europa juglindore, Azia dhe Afrika, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Në mesin e liderëve të shumtë ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Nuk dihet ende nëse ka pasur takime mes liderëve, por nga video e transmetuar drejtpërsëdrejti nga ceremonia e inaugurimit shihet që autoritetet turke janë kujdesur që Thaçin dhe Vuçiçin t’i ulin jo afër njëri-tjetrit. Ndërkohë që Meta, Thaçi dhe Ivanov qëndrojnë bashkë në të majtë të Erdogan, Vuçiç ishte ulur në të djathtë.

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency, tha se hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi. Faza e parë e aeroportit do të ketë kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, tha Erdoğan, duke shtuar se “kjo shifër do të rritet në 150 milionë, nëse nevojitet edhe në 200 milionë, pas përfundimit të të gjitha fazave” deri në vitin 2028.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023, ndërsa e treta dhe e fundit në vitin 2028. “Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë. Deri në vitin 2025, aeroporti pritet të mundësojë 225 mijë vende të reja pune. Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore”, tha AA.

İstanbul Yeni Havalimanı Açılış Töreni #HayallerDönerGerçeğe

Gepostet von Recep Tayyip Erdoğan am Montag, 29. Oktober 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shehi: Muzaka asi ynë nën mëngë. Do futemi në tokë nëse mendojmë se…
Previous article SKANDALI/ Ndërroi jetë pasi mungonte mjeku. Çfarë ndodhi në tragetin e linjës Shqipëri-Itali

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT