Donald Trump betohet sot si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ceremonia mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin 1985. Këtë post, ai e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.
Do të betohet edhe Zëvendësi i Trumpit, JD Vance.
Ceremonia mbahet brenda Capitol për shkak të temperaturave të ulëta. Pas betimit, Trump do t’i drejtohet kombit dhe më vonë pritet të marrë pjesë në tre ballo inaugurimi gjatë mbrëmjes.
Presidenti do të betohet për mbrojtjen e Kushtetutës mbi 2 Bibla, të njëjtat të përdorura në vitin 2017: ajo që përdori Lincoln në inaugurimin e tij të vitit 1861, dhe ajo që Donaldit ia dhuroi nëna e tij në vitin 1955.


