• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta personaliteti i njohur shqiptar
Home
Sociale

IN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta personaliteti i njohur shqiptar

23 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Mikel Kuzhnini ka ndërruar jetë këtë të premte. Lajmin e bëri me dije kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti.

Vëllezërit Mikel dhe Simon Kuzhnini shquhen si veprimtarë të njohur. Ata kanë qenë ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare në Botë, që ka lobuar për çështjet kombëtare të Kosovës.

Familjen dhe bashkëveprimtarët e Kuzhninit i ka ngushëlluar edhe kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj,

Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar se Kuzhnini pandalshëm punoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Angazhimi i tij i pashoq për promovimin e traditave e vlerave shqiptare, si dhe për faktorizimin e kombit tonë kudo në botë, do të kujtohet përherë me pietet”, ka theksuar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndërsa profesor Lisen Bashkurti, e kujton kështu Mikel Kuzhinin”

“Lamtumire Mikel,

Me hidherim te thelle mesova lajmin per ndarjen nga jeta te Mikel Kushninit, njerit prej njerezve me te vyer te atdhetarizmit shqiptar te kohes sone.

Qytetari i nderuar i Prizrenit, djale i Familjes se njohur Kushnini, binaku u Simonit, intelektuali, biznesmeni dhe bamiresi i pashoq, u nda nga jeta duke lene pas nje mal me kujtime, respekte dhe mirenjohje per gjithcka beri ne jeten e tij te mundimshme per Kosoven, Kombin dhe mbare shqiptaret kudo neper bote.

Me ndarjen nga jeta te Mikelit, familia Kushnini humben njeriun e tyre te shtrenjte, Simoni humbi binakun e tij te pandashem, Kosova humbi birin e saj qe aq shume deshi, Kombi humbi nje vokacion te ralle atdhetari, ne, qe jetuam dhe punuam me te, humben te paharrueshmin e perhere te qeshurin mes nesh”.

“Me kete rast te perlotshem i shpreh ngushellimet me te thella familjes se te ndjerit Mikel, Simonit, vellait binak, miqve, shokeve dhe bashkepunetoreve te tij kudo ne bote.

Emri, jeta dhe veprimtaria e Mikel Kushninit do mbetet e skalitur perjete ne Lidhjen Shqiptare ne Bote, per te cilen Ai beri me te miren e mundshme.

I paharruar qofte kujtimi i Mikel Kushninit!
U prehte ne paqe shpirti i tij i ndritur!”, – shkruan Bashkurti në një postim në Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Lokali pa leje i Mihal Kokëdhimës, ngritur mbi themelet e kishës 800-vjeçare në Porto Palermo
Previous article PJESA E PARË/ Kukësi e mbyll me FITORE. Partizani i Lerdës e nis keq (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT