Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare pas një beteje 4 mujore me paralizën e shkaktuar nga ishemia në tru ish-ministri socialist, Luan Hajdaraga. Të shumtë ishin ata që reaguan, e si mund të pritjet të parët qenë ish-kolegët në PS.
Kryeministri Edi Rama, ndër të tjera shkruan:“I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe”.
“Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte”.
Me keto fjale te ndjera, gati e përlotur , kryetarja e LSI Monika Kryemadhi përcolli për në botën e përtejme një ndër figuart më revolucionari, siç e cilësoi ajo.
I pranishëm në homazhet e zhvilluara për Luan Hajdaragën, për Presidentin Ilir Meta, ndarja nga jeta e ish-themeluesit të PS, duket si një moment irreal. Nga ambienti i jashtëm i Kuvendit, kreu i shtetit u shpreh se Hajdaraga kishte një sens humori të atillë që do ta bëjë të ndihet gjallë akoma.
“Duket si moment që nuk i takon botës reale për aryse se kujtimet me të janë kaq të shumta dhe të jashtëzakonshme. Ishte mendje hapur dhe me një sens humori sa që për mua do të jetë njeri i gjallë, i këndshëm e miqësor me të gjithë,” tha Meta.
Deputeti i PD-se, Tritan Shehu teksa shpreh dhimbjen per ndarjen nga jeta te ish-ministrit Hajdaraga, tregon se si eshte njohur me te. Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Shehu shkruan se njohja e tyre e pare ka qene si pedagoge, e mandej si politikane.
“Si universitar kemi qene me ate, mund te them, ne nje “skuader”, si politikan ne pozicione te ndryshme. Por kjo aspak nuk na ka penguar te ishim gjithmone miq te mire, te sinqerte e te hapur ndaj njeri tjetrit, edhe ne momentetet me te veshtira per te qene te tille”– shkruan Shehu.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi me anë të një letre ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës.
Në letrën e tij Ruci shkruan se Hajdaraga ishte një njeri i rralla dhe kontribuoi si rrallëkush i të majtës.
“Luani, kolegu e miku im i shtrenjtë, i pazëvendësueshëm. Njeri i rrallë i arsimit, kulturës dhe interesit publik. Dha kontribut si rrallëkush për të majtën shqiptare. Luan Hajdaraga ishte një legjislator i talentuar, ministër i devotshëm, partner dinjitoz i aleatëve strategjikë, model për dituritë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij”.
Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet e saj, për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.
‘Hajdaraga ishte një kontribuues i jetës politike pluraliste në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në formësimin e një të majte shqiptare, që mbështeste alternativën euroatlantiste’, thuhet në mesazhin e PD.
Ndër figurat që e përjetoi më me dhimbje ndarjen nga jeta të Hadarjagës ishte dhe Erion Brace.
NUK DUA TE TE PERCJELL NESER LUAN!
ISHTE BUKUR ME TY SI SHOK, SI MIK,
SI VELLA I MADH!, shkruan Erion Braçe.
AlpeNews.al/









