• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
IN MEMORIAM GAQO ÇAKO/ Muzika shqiptare në zi. Reagimet nga politika për MJESHTRIN E MADH
Home
Kulturë

IN MEMORIAM GAQO ÇAKO/ Muzika shqiptare në zi. Reagimet nga politika për MJESHTRIN E MADH

2 August, 2018 k.autor Kulturë

Një tjetër artist i madh i skenës shqiptare u shua mbremjen e djeshme. Mjeshtri i Madh, tenori Gaqo Çako është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. Gaqo Çako la pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar.

Familjarë, miq, të afërm, artistë e personalitete të shumtë i dhanë sot lamtumirën e fundit artistit të madh të skenës shqiptare Gaqo Çako. Homazhet në nder tij, u zhvilluan në ambjentet e Muzeut Kombëtar.

Reagimet nga politika:

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të Gaqo Çako reagoi kryeministri Edi Rama duke shprehur ngushëllimet. Ai e quan Gaqo Çakon një emër që i mbetet historisë së kënduarit shqip.

Kreu i shtetit Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako.

“Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në interpretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të artdashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen.

Një ata që reaguan mbi vdekjen e artistit Gaqo Çako ishte edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në mesazhin e tij është shprehur se humbëm bilbilin e Shqipërisë, i cili me këngët e tij na e bëri më të dashur atdheun.

Na iku Gaqo Çako, një bilbil i Shqipërisë. Gaqo Çako, Artist i Popullit, me këngët për popullin. Ai ishte kurorë dafine e këngës shqiptare. Këngët e tij na e bënë Shqipërinë më të bukur, më të dashur.

Kush ishte Gaqo Çako:

Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Tenori legjendar, që mban titullin Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.

Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.

Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, i dhanë atij një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Zëri i tij u kthye në objekt kënaqësie kudo që ai u dëgjua e u shfaq, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncerteshEdhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Sudoku dhe fjalëkryqet nuk zhvillojnë inteligjencën
Previous article U HODH NGA KATI I PESTË DHE VDIQ NË VEND/ Gruaja e gjyqtarit Hallunaj kishte shfaqur shenja të...

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT