• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IMUNITETI QELIZOR…”/ Mjeku shqiptar në Spanjë: Ja personat që duhet të marrin një dozë të vaksinës
Home
Sociale

“IMUNITETI QELIZOR…”/ Mjeku shqiptar në Spanjë: Ja personat që duhet të marrin një dozë të vaksinës

13 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në fillimet e pandemisë, njerëzit e shihnin shpëtimin vetëm tek vaksinat. Tani, kjo nuk është më një ëndërr, pasi në të gjithë botën ka filluar ky proces, madje me disa lloje vaksinash njëkohësisht.

Por ajo që po vënë re ekspertët e shëndetit është se njerëzit, pasi kanë marrë dozën e parë, e kanë neglizhuar të dytën, duke mos e marrë atë.

CDC (Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes) thotë se deri në javën e parë të majit, rreth 8% e personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, e kanë refuzuar marrjen e dozës së dytë.

Kjo ka ngritur shqetësimin tek autoritet, sepse në këtë mënyrë mund të mos arrihet asnjëherë imuniteti i tufës, i cili do t’i jepte fund pandemisë. Në fakt arsyet e refuzimit të dozës së dytë sipas ekspertëve të shëndetit, janë disa.

E para sepse njerëzit mund të kenë frikë nga efektet anësore që mund të shkaktojë vaksina, e dyta nga keqinformimi në lidhje me efektivitetin që mund të krijojë vaksinimi i plotë, ndryshe nga një dozë, por ka dhe arsye të tjera.

Në një lidhje “Skype” për “Wake Up” nga Spanja, mjeku shqiptar Kita Sallabanda Diaz theksoi se një dozë e vetme e vaksinës nuk është e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Ky është një fakt që është i vërtetë. Duhet të sqarojmë dy gjëra të rëndësishme. E para, mbrojtja që kemi ne ka dy shkallë.

Shkalla e parë është me formimin e antitrupave qe ne mund t’i dallojnë në mënyrë masive me kontrollin e testeve të antitrupave.

Faza e dytë është ajo që quhet imuniteti qelizor, që është më vështirë të kontrollohet me analiza, pasi është i kushtueshëm, por përsëri ne kemi filluar ta kontrollojmë.

Me vetëm një vaksinë ne nuk arrijmë të kemi atë që quhet imuniteti i antitrupave, nuk kemi një imunitet të plotë ndaj Covid-19. Ky është një qëndrim krejtësisht absurd.

Sa më tepër vaksinojmë, më pak të sëmurë kemi, më pak vdekje kemi. Ka një grup njerëzish që e kanë kaluar Covid-19 dhe ndoshta te ky grup njerëzish është e rekomandueshme edhe në Itali e Spanjë të bëjnë vetëm një dozë.

Por, vetëm ata që e kanë kaluar edhe kjo bëhet vetëm me një test të antitrupave. Të shihet sa antitrupa ka pas dozës së parë dhe pastaj të merret vendimi.

Por, ka filluar të futet mendimi të bëjmë një dozë të tretë të vaksinës pas 8 muajsh, sepse kanë parë që ka rënë niveli i mbrojtjes”, sqaroi mjeku i njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FSHF NË TENSION/ Arbitrat janë… “top sekret”
Previous article "FOSHNJA PO PËRPIQEJ TA ZGJONTE..."/ Polici flet për ngjarjen makabre ku mbeti e vrarë 20-vjeçarja

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT