• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IMUNITETI DHE VAKSINA…”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Dëmet në sistemin nervor qendror mund të jenë të përhershme
Home
Sociale

“IMUNITETI DHE VAKSINA…”/ Mjeku shqiptar në SHBA: Dëmet në sistemin nervor qendror mund të jenë të përhershme

8 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Neurokirurg Gentian Toshkezi, i cili punon si mjek në një spital në SHBA-të, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ është rikthyer pas në kohë teksa ka kujtuar betejën e përditshme me këtë virus.

Teksa pohoi se tashmë krijimi i imunitetit të tufës por edhe vaksina kanë ndihmuar në lehtësimin e situatës me pandeminë, Toshkezi tha se pasojat e covid për dëmet në sistemin nervor qëndron mund të jenë edhe të përhershme.

Ç’mund të na thoni për pandeminë e COVID? Si e shihni situatën?
Është krijuar imuniteti i tufës, por dhe vaksinimi është bërë në një numër të madh njerëzit dhe mendoj se ka ndihmuar për të përshpejtuar hapjen, dhe e ka bërë më të lehtë për të udhëtuar.

A keni pasur frikë nga COVID?
Në Amerikë vala e COVID nisi pasi pamë pamjet e Italisë në televizion. Nisi ai shqetësim edhe në SHBA. Krijoi dhe shqetësim e nervozitet tek bluzat e bardha, pasi ishte gjë e panjohur, pasi nuk falte ato raste të vështira. Askush nuk e dinte se si do të shkonte. Kishte nervozitet. Duke qenë se jemi mjekë, e shihnim vetën si ajo pjesë që kishte marrë barrën e rëndë dhe përgjegjësinë.

U prekët nga COVID?
Personalisht jo.

Patët kolegë që u prekën dhe humbën jetën?
Patëm kolegë që u infektuan dhe që humbën jetën. Ishte e trishtueshme. Pasi kishim punuar për një kohë të gjatë, dhe ata u larguan nga jeta për shkak të covid. Nuk e kalova, as unë as familja. Ne ishim të shqetësuar për familjarët tanë. Kishim fëmijët, prindërit.

Deri në sa pacientë në ditë trajtonit? Si e kujtoni atë kohë?
Ishte orar pa orar, ishim në gatishmëri. U bë një plan i përgjegjshëm nga administrata, ku të gjithë mjekët duhet të ishin në dispozicion. Kjo siguroi në një farë mënyrë që personeli i infektuar mos të vinte në punë dhe mjekët e tjerë të ndihmonin në spital.

Si ndiheshit kur pacienti nderonte jetë?
Në fillim ishte një situatë e trishtueshme, pasi rastet shtoheshin. Në dhomat e reanimacionit rastet shtoheshin. Duke qenë në valën e epidemisë, u mësuam me atë pjesë. Numrat raportoheshin për ditë. Na vinte keq për rastet e rënda, aq më tepër kur ishin mosha të reja. Ishte një humbje me probleme për shkak të pjesës sociale, pasi nuk kishin familjarët. Fytyra e fundit që shihnin ishte ajo e mjekëve dhe infermierëve.

Sot ka njerëz që ja kanë hedhur kësaj sëmundje. Nuk e di nëse vijnë t’ju takojnë?
Ato janë raste të bukura dhe gëzohesh kur vijnë të takojnë. Kur flet me ta sikur ndihesh i vlerësuar dhe i shpërblyer moralisht.

Gjatë këtyre bisedave me këta persona që kanë kaluar covid dhe kanë pasoja?
ka pacientë që kemi qenë në kontakt të vazhdueshme dhe që kanë shqetësime pas covid. Këta pacientë që kanë lodhje të vazhdueshme, probleme me gjumin, nuk janë aq shqetësuese për ta, sa ishin ato simptoma që kishin në momentin e parë. Bëhet fjalë për pacientë që kanë kaluar covid të rëndë. Krahasuar atë fazën e parë, këto simptoma janë më të zbutura. Një pjesë e tyre duhet të kurohet, ndërsa një pjesë kërkon kohë. Jemi në fazën kur kërkimet po bëhen për covid. Na duhet më tepër kohë.

Zhvillimin motorik a prekët nga COVID?
Ka lënë pacientë me noropati neuforike. Nqëse ka prekur trurin, dëmtime të tij, ka pasur pasoja që kanë qenë permanente. Ka pasur dëmtime motorike. Por demet ne sistemin nervor qendror mund te jene dhe te perhershme. Noropatitë neuroferike janë të riparueshme. Situata në çdo shtet është menaxhuar me më të mirën e mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRI-HUNGARI/ Marrëveshje për njohjen e certifikatave të vanksinimit anti Covid. E para me një vend të BE
Previous article U PËRDHUNUA NGA XHAXHAI DHE I BIRI/ Thellohet skandali, e mitura: Kushëriri më kërcënonte...

s.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT