Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është subjekt i një oferte prej 70 milionë eurosh nga klubi i njohur kinez, Shanghai SIPG.
Immobile ka çmendur të gjithë me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni në Serie A dhe Ligën e Evropës me Lazion.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që shumë skuadra të njohura evropiane të vihen pas tij, por ka edhe nga ato kineze.
Sipas Gazzetta dello Sport, Shanghai SIPG – skuadra e trajnuar më parë nga ish-trajneri i Lazios, Sven Goran Eriksson – janë të prirur për të sjellë Immobile në klub në muajin janar.