Guy Verhofstadt sjell ne mendje ate çfare do iu ofronte britanikeve sipas mendjes se gjere te Margaret Thatcher pjesemarrja ne Europen e Bashkuar. “Mendoni cfare perspektive eshte ajo. Nje treg unik pa barriera-te dukshme apo te padukshme-i cili ju jep ju qasje te drejtperdrejte ne 300 miljon njerez nga me te pasurit dhe me te begatuarit e botes.Nje treg me i madh se Japonia, me i madh se Shtetet e Bashkuara. Tek pragu i deres sone!”. Eshte kjo edhe nje kujtese per mendjet e ngushta dhe barqet e babezitura te Tiranes, Prishtines, Shkupit e te tjereve ne Ballkanin perendimor se çdo vonese ne bashkimin tone me Europen eshte denim i pamerituar per perspektivat e perparimit dhe zhvillimit tone. Pjesemarrja, Konkurrenca, Ndriçimi jane rruga e largimit tone nga statusi i pamerituar i me te varferve dhe me te prapambeturve te Europes. Shpresoj shume te mireperdoret mundesia e re per tu ngritur ne nivelin e madhesise se sfides per ta rreshtuar kombin tone ne vendin qe i takon ne Europe.