Presidenti Ilir Meta priti dje djalin e George Soros, Alex Soros në një takim që u përfol jo pak nga kundërshtarët por edhe nga mbeshtetësit e Metës.
Kjo për shkak se Presidenti njihet për deklaratat e tij të forta kundër Sorosit. Kujtojmë këtu atë të qershorit kur Meta deklaroi në konference për shtyp se shteti shqiptar po kapej nga Soros.
E megjthatë, kohët për Ilir Metën mesa duket ndryshojnë shpejt. Por edhe pse ai do që ta lërë pas takimin e djeshëm të bërë sipas tij për të mirën e shoqërisë civile dhe reformës në drejtësi (?!) janë qytetarët ata që vijojnë të kërkojnë përgjigje.
Kjo shihet ne fotot e mëposhtme, ku edhe pse statusi i Presidentit është për atentatin ndaj Prokurorit të Vlorës mëngjesin e sotë, pyetjet e vetme që ka marr1% janë: Po me Alexin çfarë folët?!
…Bashkë me to edhe mesazhin e motivimit nga LSI: Bravo President! /ALPEnews.al





