“Shqiptarët ta matin mirë se kë zgjedhin. Si mundet presidenti i një vendi të NATO-s të thotë që do vras veten që të shpëtojë juntat.
Këto janë psikologjia e një 13-vjeçari, por është fatkeqësi që Ilir Meta drejton Shqipërinë.
Ai nuk drejton ndonjë gjë të madhe, po gjithsesi është president. E mori vesh e gjithë bota që ai tha unë mund të vras veten”.
Komentet e mësipërme janë bërë nga avokati Spartak Ngjela, nga studioja e lajmeve të “Ora News”, ku ka qenë i ftuar për intervistën e mbrëmjes.
Avokat Ngjela, krahas të tjerave ka komentuar dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta, të disa ditëve më parë, kur ka thënë se është i gatshëm të vrasë edhe veten për të mos lejuar krijimin e juntës ushtarake.
Deklarata për të cilat, Ngjela tha se u tallën shqiptarët, ndërkombëtarët, madje edhe amerikanët, që nuk i përfillën, por i kaluan në heshtje
“ U tallën. U tallën shqiptarët brenda. Biles disa i thoshin me cinizëm ik sa më shpejtë. Janë budalliqe ato.
Ku ka politikanë që thonë do vras veten. Ai komunikoi me amerikanët ata nuk e përfillën.
Kërkon garanci. Nuk i jep njeri garanci. Po ka futur duart te paraja e shtetit do përgjigjet”, ka vijuar Spartak Ngjela.