Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyen e shtyrjes së dekretimit të Sandër Lleshit Ministër të Brendshëm. “Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtës, e cila duhet në përputhje me Kushtetutën të bënte lirimin nga statusi i gjeneralit. Është arsye kushtetuese. Arsyeja ime është kjo, për mua s’është e vogël, por është arsye kushtetuese”, tha kreu i shtetit.
Mund ta dekretoje si ministër pastaj ta dekretoje si gjeneral?
Ata e bëjnë si muhabet, unë se bëj si muhabet….
Pse parlamenti s’kërkon që Vitorja (Vitore Tusha, propozimi i Metës për kreun e KLSH) të iki… parlamenti e dekreton dhe Vitorja ikën (nga Gjykata Kushtetuese)?
“Dekreti për zotin Lleshi është dekret emërimi. për Tushën dekret propozimi i Presidentit për parlamentin. Në Kushtetutë është i ndarë pushteti civil nga ai elektoral”, tha Meta, “pa dekretin e mëparshëm nga shërbimi aktiv do ishte një shkelje flagrante e kushtetues”.
“Për rastin tjetër, zonja në fjalë, i ka përfunduar mandati si antare e gjykatës Kushtetuese, ka 1 vit e gjysmë, e po rri për shkak të përgjegjshmërisë, se edhe mund të kishte ikur. Por se ka bërë, nga informacionet që kam marrë, se s’ka dashur ti shmanget vetingut. Dhe ajo s’ka të drejtë të marrë mandat të dytë në Gjykatën Kushtetuese”, shpjegoi kreu i shtetit.
Çani: Nëse ikën ajo ndërpritet reforma në drejtësi…
Meta: Kjo është mashtrim. Nëse ajo jep dorëheqjen çfarë ndodh? Këto janë trike të atyre që .. gjithmonë do ti gjejnë një sebeb, një justifikim. Më thoni kush e ka bllokuar KED për një vit e gjysmë?
***
A do ketë përplasje me Ramën në zgjedhje?
Çani: A do ketë përplasje në këto zgjedhje lokale apo ne zgjedhjet parlamentare me Ramën?
Meta: Zero përplasje.
Çani: A jeni bërë pishman që e ndihmuat Ramën kundër Nanos?
Meta: Shoh vetëm përpara…