• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ILIR META NË PANIK NGA SHKARKIMI/ Nis tentativat për të “blerë” deputetë, pazare në prapaskenë për të mos u siguruar 94 vota
Home
Politikë

ILIR META NË PANIK NGA SHKARKIMI/ Nis tentativat për të “blerë” deputetë, pazare në prapaskenë për të mos u siguruar 94 vota

15 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se i trembet një shkarkimi nga mazhoranca. Pas tentativës për të bërë për vete kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetët të tjerë të Partisë Socialiste, krejt papritur kreu i shtetit u është rikthyer sulmeve dhe akuzave në adresë të socialistëve, madje edhe demokratëve. Por kjo tregon se Presidenti Meta i trembet një shkarkimi të mundshëm dhe për këtë arsye është vënë në lëvizje. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, Meta ka nisur lobimet pranë deputetëve të mazhorancës, por edhe atyre të opozitës së re parlamentare, duke tentuar që t’i bindë ata që të votojnë kundër shkarkimit të tij nga detyra. Pak kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë votoi me 101 vota pro ngritjes së Komisionit Hetimor që do të hetonte shkeljet kushtetuese të presidentit, duke treguar se shkarkimi i Metës, do të ishte i mundshëm. Mirëpo, tani duket se situata ka ndryshuar. Sinjali i pari u dha pak ditë më parë gjatë një mbledhje të Komisionit Hetimor, teksa anëtarët e opozitës kërkuan shtyrjen e këtij komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Por kjo situatë konfuze duket se është “nuhatur” nga Presidenti i Republikës, i cili po lobon në radhët e deputetëve, duke i kërkuar që të votojnë kundër shkarkimit të tij, nëse Kuvendi vendos ta shkarkojë atë nga detyra. Sipas ligjit, shkarkimi i Presidentit nga detyra kërkon 94 vota, ndërkohë që votimi është i fshehtë. Kështu që, duke qenë se mazhoranca qeverisëse nuk i ka e vetme aq vota, Meta po lobon në radhët e opozitës parlamentare dhe brenda PS, për të çimentuar qëndrimin e tij në krye të shtetit. Madje, faktin se mazhoranca do ta ketë të vështirë që të sigurojë 94 vota u paralajmëruar pak ditë më parë edhe nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila është njëherësh bashkëshorte e Presidentit Ilir Meta. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, Kryemadhi shprehu bindjen se 4-5 deputetë të mazhorancës qeverisëse janë kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Pra, të gjitha këto tregojnë se po bëhen pazare në prapaskena për të mos u siguruar 94 vota.Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Meta: Mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin tim

Interesant është fakti se vendosmërinë qëmazhoranca qeverisëse do të hasë “vështirësi” për të siguruar votat për shkarkimin e Presidentit tëRepublikës nga detyra, e pohoi dy ditë më parë edhe vetë kreu i shtetit, Ilir Meta. Teksa ishte i ftuar në njëstudio televizive, Meta theksoisemazhoranca nuk i ka votat për të shkarkuar Presidentin.“Mazhoranca nuk i ka as votat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Mirëpres faktin që kanë ftuar Komisionin e Venecias. Besoj në integritetin e anëtarëve të Komisionit të Venecias, por më tepër besoj në integritetin tim. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Ka bërë vetëm një tejkalim të një afati të Kodit Zgjedhor. Kam mbrojtur Kushtetutën në mënyrë të shkëlqyer. Kam bërë çdo gjë për të mbrojtur reformën në drejtësi”, deklaroi dy ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndër të tjera gjatë fjalës së tij./SOT

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ I riu dënohet me 2 vite burg, plagosi në këmbë shokun e Sadamit
Previous article ENCA NUK NDALET/ Tregon asetet "shpërthyese", gati sa nuk... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT