Me anë të drekretit nr 10700 Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dhënë Kryepeshkopit Anastas Janullatos shtetësinë shqiptare, pas plot 25 vjetësh në krye të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Lajmi eshte bere publik me anë të faqes zyrtare te institucionit të Presidentit të Republikes www.president.al ne internet, ku eshte botuar edhe dekreti i posaçëm.
Siç shihet mbi kete shkrese zyrtare, vendimi eshte marë dy ditë më parë, në datë 22 dhjetor 2017 dhe eshte bere publik sot, kur pritet te kremtohet edhe nata e Krishtlindjeve.
Megjithë perpjekjet e panderprera qe nga ardhja ne Shqiperi ne vitin 1992 kur edhe hipi ne fronin e Kishës ortodokse shqiptare, e deri me sot, asnje prej presidenteve te Shqiperise qe nga Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani nuk e kishin firmosur dhenien e nenshtetesises shqiptare per Janullatosin.
Debati me i madh lidhej me faktin se ne rregulloren e Kishes Ortodokse autoqefale shqiptare te Fan Nolit ka qene e shkruar se ne krye te saj do te jete nje prift shqiptar.
Pak dite me pare, ndoshta pak ore perpara firmosjes se drektetit nga Presidenti Ilir Meta, vete Kryepeshkopi Anastas deklaroi se “pas meje, ne krye te Kishes Ortodokse do te jete nje prift shqiptar”.
Ndoshta kjo i ka dhene fund hamendesimeve dhe debateve dhe sot ne moshen 88 vjeçare, Janullatos kur te mbaje meshen e nates se shenjte te Krishlindjeve, ka dy gezime ne nje dite.
Alpenews.al


