Kosova feston sot 10-vjetorin e Pavarësisë!
Personazhë të kësaj feste janë bërë edhe politikanët kryesorë të Shqipërisë, duke dashur të “vjedhin” vëmendjen.
Kryeministri Edi Rama udhëtoi që dje në Kosovë, dhe e kaloi mbrëmjen me “mikun” personal të Metës, Ramush Haradinaj.
Që para se të hante darkë me Ramën, ka bërë një status në rrjetet sociale, duke i thënë të mos merret me Kosovën.
“Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, tha Haradinaj, pas një deklarate të Ramës në mediat e Kosovës, se çështja e demarkacionit, ishte një shpikje e Haradinajt.
Në mesnatë ndërkohë, zyra e shtypit ka shpërndarë një lajm, sipas të cilit, Ilir Meta paska qenë ndërmjetësues i marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas tyre, Meta ka takuar kryeministrin malazez të premten në Podgoricë dhe e ka bindur për marrëveshjen me Kosovën, por nuk ka dashur ta bëjë “publik” këtë fakt për “modesti”.
“Modesti” që në fakt u “flak” nga zyra e shtypit të Metës, që shpërndau lajmin për “heroizmin” e Metës.
Pasi kanë zgjidhur hallet e Shqipërisë, politikanët tanë tani duan të zgjidhin edhe ato të Kosovës!(TemA)


