Kjo pra është më e bukura e një marrëdhënieje. Që me kalimin e viteve burri të të pëlqejë më shumë. Ermal Mamaqi i tha Presidentit Ilir Meta që atij dhe Monikës i ka rënë një nur i bukur. Menjëherë pas fjalëve të Ermalit, Meta aprovoi duke thënë: “Monika është bërë më e bukur, se e shikoj më shpesh në televizor”.
Më pas shtoi se si në çdo shtëpi e si çdo çift edhe ata zihen, por Iliri nuk i bërtet të shoqes. “Kur zihemi nuk i bërtas, i them zemër”, tha ai.
Shiko shiko. Me qetësi dhe dashuri edhe në shtëpi.