• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ilir Daja: Europa nuk na do, arbitri na masakroi se ishim shqiptarë
Home
Futboll

Ilir Daja: Europa nuk na do, arbitri na masakroi se ishim shqiptarë

7 December, 2017 Redaktor2 Futboll, Sport

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është shumë i pakënaqur nga rezultati i ekipit të tij në ndeshjen e fundit të “Europa League” kundër Young Boys. Numri 1 i pankinës së korçarëve shprehet se arbitri ndikoi shumë në zhvillimin e ndeshjes dhe në një moment nuk akordoi një penallti të pastër.

Ju vjen keq që pësoni një gol në fund?

“Europa na do kaq shumë, saqë problemi fillon që tek mosdhënia e vizave. Sot nuk kishim asnjë sulmues. Soue i dëmtuar dhe Xhejms nuk mori vizë, nuk kishim asnjë sulmues sot. Në minutën e 74-t patëm një rast për penallti, por arbitri na kërcënon se do hapë raport pas ndeshjes. Normale që na vjen keq kur gjërat shkojnë kështu, pasi kemi filluar një punë që nga fillimi i qershorit. Do dëshironim ta mbyllnim në vendin e tretë. Por nuk kemi çfarë bëjmë, me këtë pashaportën tonë, edhe oficerët e Uefas janë shumë dashamirës.”

Futët Osmanit për goditjet standarte?

“Kundërshtari po luante me topa të gjatë. Osmani u fut në fushë me detyrën që Osmani të mbyllte hapësirat në qendrën e mbrojtjes, pasi është shtatlartë. Gjithashtu i jep qetësi ekipit kur është në sulm.”

Pse kaq pak minuta për Takun?

“Përveçse ishim të kushtëzuar nga mungesat, në fund të fundit pas 2 ditësh shkojmë në Laç, dhe nuk mund të përdorim të gjithë kontingjentin, për një ndeshje që nuk kishte kaq shumë rëndësi. Tashmë objektivi ynë është fitimi i kampionatit.”

Jeni i kënaqur nga Demte?

“Kur një lojtar e lëviz nga pozicioni natyral, edhe kur bën gabime është i justifikuar. Nuk mund t’i kërkoj më shumë, por në fund nuk është pozicioni i tij. Harxhoi shumë energji pasi lëvizi shumë në sulm, për të kompensuar mungesat që kishim.”

Faji i nervozizmit të skuadrës, apo ia lini arbitrit?

“Nuk ishte nervozizëm i lojtarëve apo stafit, por nervozizëm nga ana e arbitrit. I thashë që çdo njeri ka hapësirën e vet, dhe nuk mund të më vijë mua 5cm larg, të më flasë.”

Jeni i kënaqur me sulmuesit tuaj?

“Jam i kënaqur, pasi Gavazaj është ritkhyer në rolin e sulmuesit anësor, një forcë e rëndësishme për ne. Soue përveçse ka shënuar, ka shërbyer edhe të tjerët për të shënuar, dhe është një pikë e fortë për të hapur zonat. Xhejmsi pavarësisht se nuk është në pozicionin natyral, i bën mirë sulmit tonë, edhe kur jemi duke mbrojtur.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditëlindje 4 milion dollarëshe. Nuk do ta besoni se sa i çmendur është ky avokat (Foto)
Previous article ASTRIT PATOZI: Përse nuk është gabim marrëveshja e Lulzim Bashës?

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT