• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ilda Bejleri i përgjigjet Mustafa Nanos: Muç katunari, nuk e dija që spiuni qenka bërë moralist
Home
Aktualitet
Media

Ilda Bejleri i përgjigjet Mustafa Nanos: Muç katunari, nuk e dija që spiuni qenka bërë moralist

8 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Media

Gazetarja sportive Ilda Bejleri, ka reaguar pas kritikave të Mustafa Nanos.

Ai shprehej në emisionin e vet, se veshjet e saj në emisionin që drejtonte ishin vulgare dhe të pahijshme, pasi zbulonin më shumë se ç’duhej.

Bejleri ka publikuar një shkrim në Instastory, i cili ishte i një komentuesi që kishte shpërthyer mjaft ashpër ndaj Nanos.

“O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin.

Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, thuhet në komentin e postuar nga Bejleri.

Kjo e fundit është tërbuar, pasi Nano tha:

“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”.

Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme.

Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.

Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë.

Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore.

Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton.

Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë!” (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT/ Të rinjtë shqiptarë deri në 30 vjeç me nivelin më të ulët arsimor në rajon
Previous article Wenger: Ka ardhur koha që t’i kërkoj këshilla Gattusos

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT