Ndërkohë që prishja në Prestige Resort vijon pavarësisht paralajmërimeve se kjo do të prekë funksionimin e të gjithë resortit, zv.presidentja e grupit Hysenbelliu, Fabiola Hysenbelliu, kërkoi të ndalohet ndërhyrja, për shkak se rrezikohet jeta e disa personave.
“Po rrezikon pishinat e tjera, nuk do vesim njerëz prej jush, do të plasi uji. Ke depo poshtë shko shikojini”, dëgjohet të thotë zonja Hysenbelliu.
Ndërsa gazetari Osman Stafa raportoi për News24 dhe BalkanWeb se në këtë resort janë me qindra pushues të huaj, për të kaluar pushimet.
“E vetmja mundësi argëtimi për pushuesit këtu kanë qenë këto pishina, dhe dëmtimi i depove të ujit do të dëmtonte funksionimin e pishinave të tjera.
Inxhinierët kërkuan të mos ndërhyhej në murin ekzistues, por kjo nuk u mor parasysh dhe u vijua me shkeljen.
Turistët vijojnë të fillojnë atë që po ndodh, edhe kur ka diskutime mes palëve, siç ishte kërkesa për të mos ndërhyrë, edhe në momentet kur kjo zhurmë e shembjes është bërë refren i ditës. Ato kanë deklaruar për Neës24 se kjo është imazh i keq për vendin, ndërkohë që disa prej tyre kanë ikur në vende të tjera për të shijuar pushimet, duke qenë se pushimet e tyre në Shqipëri u ndërprenë në mes”, tha ai.
Gazetari Stafa u shpreh se nga punonjësit e IKMT-së, shihet një arrogancë.


