IKMT do të ‘zbarkojë’ ditën e nesërme në Dhërmi, për të shembur me shpërthim të kontrolluare hotelin e Kristaq Belit, mëson BalkanWeb.
Kujtojmë se IKMT kërkoi që të hidhte në erë këtë hotel, tre ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa pronari pretendoi se kjo ishte një hakmarrje, pasi djali i tij, Fjorentin Beli, kishte qenë një nga komisionerët në zgjedhje, të Fredi Belerit.
Beli pretendon se ka vendim gjykate që e ndalon prishjen, derisa çështja të zgjidhet.
Në maj, Fjorentin Beli tha se zyrtarisht i është komunikuar nga IKMT-ja se shembja e objektit me eksploziv do të bëhet pasi ky objekt ka një kat të kualifikuar dhe më pas skualifikuar nga procesi i legalizimit brenda 11 ditësh.
“Kur hyri IKMT-ja në Dhërmi na thanë që ishin për Borsh, se atje u votua kundër Goros, por më pas më thanë që ishin drejt për të ne”, u shpreh ai.


