Shqiptarët janë të njohur për ndjenjën e kontrollit mbi gratë e tyre, gjë e cila shpesh herë përkthehet në dhunë.
Në vendin tonë denoncimi I dhunës ndaj grave ka një frekuencë shumë të lartë si ndodhi.
Megjithatë, kjo nuk ndodh vetëm ketu brenda Shqipërisë pasi shqiptarët e kanë të pamundur ta heqin “vesin” e keq për të rrahur gratë e tyre.
Edhe pse shkojnë në vendet perëndimore dhe pretendojnë se janë civilizuar dhe adaptuar me kulturën atje, kronikat që dalin çdo ditë në lidhje me këtë tregojnë të kundërtën.
Çfarë ndodhi sot ?
Shqiptari i vendosi thikën në fyt gruas, terrorizoi media britanike
Një vrasës në Shqipëri, që ishte larguar drejt Anglisë me një emer fals të një kosovari dhe një person me precedent penal e kërcënoi gruan e tij duke I vendosur thikën në fyt.
Ky veprim I frikshëm I shqiptarit ka bërë që mediat britanike të shkruajnë për të.
Rrahu ish gruan dhe motrën e tij dhe “rrëmbeu” dy fëmijët
Ngjarja është rregjistruar në Savona të Italisë , protagonist është bërë një 33-vjeçar shqiptar.
Mënjëherë pas sulmit shqiptari u largua bashkë me fëmijët e mitur 4 dhe 9 vjeç, por pas disa përpjekjeve policia arriti ta arrestojë.
Shqiptari “ I tërbuar” nga xhelozia rreh gruan e tij
Një 57-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Carsoli të Italisë, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të qëllonte me armë të birin pas një zënke që duket se lindi për shkak të xhelozisë.
Pa mëshirë goditi gruan e tij shtatëzënë
Një 31 vjeçar është arrestuar në zonën Carmignano di Brenta në qytetin e Padovas për shkak se dhunoi gruan e tij shtatëzënë, ndërkohë që ajo mbante në krahë fëmiën e tyre të lindur para pak muajsh. Dhuna ishte aq brutale dhe e zgjatur në kohë saqë 27 vjeçarja u rrëzua, duke mos mundur ta mbante në dorë fëmijën bebe.
Rrahu gruan një muaj rresht, shokohet komuniteti
Një tjetër ngjarje shokuese tronditi komunitetin në qytetin italian të Cardito-s, ku një shqiptar goditi gruan e tij me grushte si dhe me një smartphone
Çifti kishte dy vajza të moshës 4 dhe 6 vjeç. Theksojë që dhuna zgjati një muaj rresh duke bërë që komuniteti të tronditet.
Episodi i fundit, sipas asaj që kanë konstatuar karabinierët, ishte kulmi i dhunës që kishte zgjatur për një muaj ndaj gruas, gjithashtu me origjinë shqiptare.
Dhunoi gruan se hapi Fb: Do ta djeg fytyrën me acid
Hapja e një profili “Facebook” nga ana e gruas së tij ka çuar në marrëzi një 30-vjeçar shqiptar në Itali, i cili ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë të renë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 5 tetor 2013 në Rovigo, ndërsa shqiptari, babai i një fëmije, aktualisht është dënuar me 3 vjet e katër muaj burg. Mediat italiane raportojnë se Renato Xhija, edhe pse në burg e kërcënoi gruan se do ia digjte fytyrën me acid.
Gruaja e sëmurë me tumor, shqiptari e dhunonte









