Në dosjen në ngarkim të 31 vjecarit Lushaj, prokuroria ka zbardhur përgjimet telefonike të tij, përgjime që datojnë në përiudhën 26 qershor 2018 deri më 11 korrik 2018. Në bisedë reperi flet me një shok të tij ku e informon për pistoletën e gjetur nga policia pranë shkollës Partizani. Në një prej bisedave që daton më 3 korrik të këtij viti rreth orës 13:32 minuta ai merr në telefon një prej miqve të tij ku prezantohet me gjeneralitetet e tij. “Zoti ju lasht shnosh e ju past lan me jet ju tjerëve. Me rrespekt Arkimed Lushaj” thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Pasditen e po të njëjtës date, ai komunikon me të njëjtin person, ndërsa nga biseda rezulton se komunikojnë për momentin kohor të ngjarjes, aksionin e policise prane shkolles Partizani, ku u gjet nje arme e braktisur. Stresi,( në përgjimet e bisedës me poshte me numrin 723) njofton mikun e tij në lidhje me kontrollin e policisë, dhe faktin se ka qenë ai që ka patur armën dhe kur ka parë efektivët e ka hedhur, ndërsa i thotë të marrë në telefon të atin, Sali Lushajn, për të mësuar mbi vijimësinë e operacionit.
723- Po, edhe e hudha unë atë e kupton po e kanë kap, po s;kanë pa mu që e kam hudh
909- Po pse o vlla?
723- Se di erdhën aksion, ika me gjysëm zemre kam lëviz
909- Ka je ti?
723-Jam këndej ke një shok, hajde.
723: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.
909: Ca ti them?
723: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.
Më tej i njëjti person e mer në telefon Arkimed Lushajn dhe e njofton se baba ii tij, Sali Lushaj i kishte ndjekur të gjitha veprimet e policisë:
723: Hë mirë?
940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?
723: Po a e morën atë?
940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh
723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.
940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.
Në vijim të bisedës shoku i tij, i kërkon 31 vjecarit ti tregojë vendin se ku e kishte hedhur armën, pork y i fundit i thotë se atë e kanë marrë tashmë forcat e policisë.