‘A nuk kam plumba në kokë?!’ Ky është reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pasi i shpëtoi atentatit një ditë më parë në Lezhë, i cili në gjendje të rëndë psikologjike pyet nëse është plagosur apo jo. Gazetari i Videon pak pasi i riu bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi, i kishin shpëtuar mrekullisht plumbave, që u shkrepën në drejtim të makinës Mercedes Benz tip ‘ML’ me të cilën po udhëtonin.
Siç shihet në video, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina dhe qytetari dëgjohet teska këshillon 28-vjeçarin që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Ishull-Lezhë, ku 28-vjeçari Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar.