• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IK SE DO TË VRAS DHE TY”/ Krimi tronditës në Podujevë, flasin familjarët e 31-vjeçares: Hyri në shtëpi me armë…
Home
Rajon

“IK SE DO TË VRAS DHE TY”/ Krimi tronditës në Podujevë, flasin familjarët e 31-vjeçares: Hyri në shtëpi me armë…

23 March, 2026 s.autor Rajon

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Podujevë, ku humbën jetën 3 persona, Iliaz Brahimi, Ardita Gashi (autorja) dhe Miradije Gashi (bashkëshortja e xhaxhait të së resë).

Njëri prej anëtarëve të familjes Gashi, që ka dashur të mbetet anonim, është prononcuar për mediat dhe në deklaratën e tij, ka mohuar disa prej versioneve që janë raportuar që nga mbrëmja e së dielës, kur edhe ka ndodhur rasti.

Ai ka thënë se si familje asnjëherë nuk kanë pasur telashe, por ka shtuar se nuk kanë qenë në dijeni për lidhjen e Ardita Gashit, autorja e krimit me të ndjerin, Ilaz Brahimi, 45-vjeçar nga Obiliqi. Familjari ka dhënë detaje tjera lidhur me momentin kur 31-vjeçarja, pas aktit, ishte mbyllur në dhomë.

“Pasi e ka gjuajtur atë djalin, ka shkuar te gruaja e xhaxhait të vet. Ajo ka qenë bashkë me nusen dhe tre fëmijët. [Ardita] iu ka thënë të dalin jashtë sepse ka me bisedu diçka me Miradijen. Si kanë dalë nga dhoma, është dëgju krisma. Ne kemi vrapu menjëherë, e ajo është mbyll në dhomë të fëmijëve. Kur ka tentu me hy vëllai, ajo ia ka drejtuar vetes armën dhe i ka thënë largohu se të vrasë edhe ty”, u shpreh ai

Ai ka thënë se në rastin tragjik, 31-vjeçarja ka përdorur revole, duke hedhur poshtë pretendimet se e dyshuara ka qëlluar në drejtim të Brahimit dhe gruas së axhës me armë automatike.

Iliaz Brahimi ndërroi jetë në vendngjarje pasi u qëllua disa herë me armë nga Ardita Gashi, brenda makinës së tij. Ardita e kishte ftuar në shtëpinë e saj dhe sapo ai ka mbërritur e qëlloi me armë brenda makinës. Miradije Gashi ndërroi jetë në spital, pasi u plagos nga Ardita. 31-vjeçarja Ardita Gashi humbi jetën sot pasi ditën e djeshme qëlloi veten në kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË KOLONJË/ Digjet stalla me ushqim për bagëtitë, dyshohet se…
Previous article VERA 2026/ Revista e udhëtimeve “InTriper” sugjeron Shqipërinë!

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT